Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bumi i lojërave të fatit online ndez thirrjet për ndalim në Filipine

09:24 - Shtator 28, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Para se të ndihmonte lojtarët e tjerë të hiqnin dorë nga rrota e ruletës apo tundimi i një “Royal Flush”, filipinasi Reagan Praferosa luftoi varësinë e tij – një pasion që pothuajse i kushtoi jetën. I mahnitur nga “identiteti i të fortit” që i dhanë fitoret e hershme në kazino në Las Vegas e më pas në Manila, Praferosa humbi 50 milionë peso (873,515 dollarë) në shtatë vite. Ai u burgos për vjedhje për të shlyer borxhin, u dërgua në qendra rehabilitimi dhe tentoi të vriste veten.

“Lojërat e fatit janë një sëmundje emocionale. Ato të çojnë vetëm në tri vende: burg, institucione ose vdekje,” tha Praferosa, i cili në vitin 2011 krijoi një grup mbështetjeje për filipinasit me varësi nga lojërat e fatit. Grupi, i menaxhuar nga pesë persona, ka ndihmuar mbi 300 individë me takime online të përditshme. Anëtarët variojnë nga 13 deri në 72 vjeç.

Ligjvënësit dhe Kisha Katolike shprehin shqetësim se varësia po rritet me shpejtësi, duke tërhequr gjithnjë e më shumë lojtarë drejt lojërave online, të nxitura nga reklamat në rrjete sociale dhe platformat e portofolave elektronikë. “Numri i telefonuesve është 10 herë më i madh se zakonisht. Më parë dominonin burrat, tani dominojnë nënat… dhe fëmijët,” tha Praferosa.

Disa deputetë kanë paraqitur projektligje që kufizojnë lojërat e fatit online, si ndalimi i përdorimit të portofolave elektronikë që lehtësojnë bastet më të mëdha dhe më të shpejta. Të tjerë kërkojnë një ndalim total. Lojërat e fatit online janë rritur me shpejtësi në Filipine, duke sjellë të ardhura prej 51 miliardë peso (892 milionë dollarë) vetëm në tremujorin e parë, sipas të dhënave të autoritetit rregullator PAGCOR. Kjo përbën rreth gjysmën e të ardhurave totale nga lojërat e fatit të qeverisë këtë vit.

Të paktën 80 operatorë elektronikë kanë licenca në vend. Por Gian Samson, ish-punonjës i PAGCOR, mbështet ndalimin total, duke pretenduar se rreziqet njerëzore peshojnë më shumë se përfitimet ekonomike. Ndërkohë, kreu i PAGCOR kundërshton ndalimin e plotë dhe propozon rregullim më të rreptë.

Një problem në rritje

Ish-presidenti Rodrigo Duterte lejoi lojërat e fatit online në 2016, duke hapur tregun për kompani kryesisht kineze që u shërbenin klientëve jashtë vendit. Presidenti Ferdinand Marcos Jr. ndryshoi kurs dhe i ndaloi ato vitin e kaluar, duke përmendur “shkelje të rënda” të ligjeve. Megjithatë, versionet digjitale të lojërave tradicionale të kazinosë, si makinat slot, pokeri dhe ruleta, mbeten të ligjshme dhe aksesohen nga celularët.

Samson thotë se rregullatorët nuk kanë zbatuar kufizime siç duhet. “Filipinasve po u ofrohet akses i lehtë dhe i menjëhershëm në lojërat e fatit. Me një klikim, mund të shpenzosh gjithë kursimet e jetës,” u shpreh ai. Fëmijët madje mund të tërheqin fitimet përmes aplikacioneve të pagesave.

Operatorë si DigiPlus Interactive paralajmërojnë se ndalimi i të licencuarve do t’i shtynte lojtarët drejt faqeve të paligjshme e të parregulluara dhe do të kërcënonte rreth 50,000 vende pune.

Rikuperimi dhe kriza morale

Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të varurve nga lojërat online, por Kisha Katolike e ka shpallur këtë fenomen si “krizë morale dhe sociale”. Kardinali Pablo Virgilio David tha se loja prek sidomos të varfrit, të rinjtë dhe individët e pambrojtur, duke e krahasuar me drogën apo alkoolizmin.

Në një grup rikuperimi në Facebook me mbi 25,000 anëtarë, një përdorues tregoi se kishte instaluar aplikacionin Gamban për të bllokuar faqet e lojërave, por nuk ia kishte dalë të ndalonte varësinë. Gamban, një ofrues britanik, raporton se Filipinet janë vendi i tretë me më shumë regjistrime të reja në botë, pas Brazilit dhe Britanisë.

Themeluesi i Gamban, Matt Zarb-Cousin, tha se lojërat online lidhen me norma më të larta varësie se ato tradicionale dhe se 80% e përdoruesve luajnë kryesisht makinat slot. Ai shtoi: “Lojërat e fatit mund të shkatërrojnë jetën shumë shpejt. Rregullimi, nëse bëhet siç duhet, mund ta ndalojë ose të paktën ta frenoje dukshëm këtë fenomen.”

Ekofin Media
Ekofin Media
Filipine kazino Lojërat e fatit thirrjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

BE-ja mban shpresat jashtë territorit: 32.9 milionë vende pune varen nga tregjet jashtë Unionit

13:09 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter