Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bregasi i “Biznes Albania”: Çmimet e pullave fiskale, sërish shumë më të larta se vendet e rajonit

12:33 - Mars 28, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas vendimit të qeverisë, të botuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare, për përcaktimin e çmimeve të reja të pullave fiskale, ku vihet re një ulje me gati 25% e çmimeve, ose në vlerë nominale midis 4-5 euro, reagojnë shoqatat e biznesit.

Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, në një intervistë të posaçme për ekofin.al, shprehet se përtej uljes së çmimit, ky ishte një moment që Qeveria të bënte një reflektim edhe më të fortë në lidhje me të gjithë procesin e pullave të mallrave të akcizës.

Së pari ishte momenti që qeveria shqiptare të bënte një lloj reflektimi dhe të merrte një vendim reflektues, për shkak se gati 11 vjet biznesi dhe industria e birrës në veçanti, kanë pasur në kurriz një barrë shumë të rëndë, për shkak të një koncesioni abuziv dhe korruptiv që bëri në atë periudhë Qeveria e Berishës, duke vendosur çmimin e pullës për birrën 22 euro për 1 mijë copë, i cili nëse krahasohej me vendet e rajonit ishte gati 10 herë më i lartë,” thotë Bregasi.

Sipas tij, ky ishte një moment për reflektim, edhe sepse qeveria aktuale e ka kundërshtuar në opozitë këtë koncesion, madje kishte premtuar që do ta anulonte me të ardhur në pushtet, gjë që në fakt nuk ndodhi, pasi ndoshta mund të kenë llogaritur kostot e larta që mund të krijoheshin në buxhet nga anulimi i një koncesioni.

Në lidhje me uljen me 25% të çmimit të pullave fiskale, z. Bregasi shprehet se si përqindje duket e madhe, por shifra e vendosur nga koncesionari në vitin 2012 ishte e paimagjinueshme dhe tani në finale përsëri çmimit mbetet i lartë.

“Si përqindje duket ulje e madhe, 25%, por shifra kur u vendos në vitin 2012 ishte shumë e madhe. Nëse Kosova e ka çmimin për 1 mijë pulla 2 euro, pse ta ketë Shqipëria tani 17 euro? Pastaj, ne si përfaqësues biznesi kishim kërkuar që edhe nëse çmimi do të qëndronte sërish i lartë, prodhimin e pullave ta merrte shteti, në mënyrë që me të ardhurat të fuqizohej buxheti, para që mund të kthehen më tej me investime në favor të bizneseve. Tani, edhe ndërmarrja e re që u krijua ka aksionare përsëri koncesionarin e mëparshëm dhe kjo hedh dyshime që ulja e çmimit që u bë tani nuk është lejuar të jetë më e madhe pikërisht nga kjo kompani,” shprehet për ekofin.al, Presidenti i Biznes Albania.

Çmimet e reja për pullat fiskale, do të jenë për produktet e duhanit 15.65 euro, për një mijë copë pa tvsh dhe taksat e tjera. Ndërkohë për verën do të jenë 25.04 euro, për birrën 17.22 euro, ndërsa për alkoolin 25.05 euro. Çmimi i aplikuar deri në fund të vitit të kaluar nga kompania koncesionare “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k, për produktet duhanit ishte 20 euro/1 mijë copë, duke përjashtuar këtu TVSH-në dhe taksat e tjetra. Për alkoolin, pulla e akcizës kushtonte 32 euro për 1 mijë copë dhe për birrën 22 euro për 1 mijë copë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
biznes albania çmimet intervista luan bregasi pullat fiskale reagimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter