Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta 206 lekë, benzina 184 lekë

14:24 - Maj 2, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bordi i Transparencës ka vendosur një ulje të lehtë të çmimeve të karburanteve në tregun vendas, duke reflektuar lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare, por edhe mekanizmin e përcaktimit të çmimeve tavan në vend.

Në mbledhjen e datës 2 maj 2026, Bordi përcaktoi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën (gazoil) të jetë 206 lekë/litër, nga 208 lekë/litër që ishte më parë, duke shënuar një ulje me 2 lekë. Ndërsa për benzinën, çmimi tavan u vendos në 184 lekë/litër, nga 185 lekë/litër, pra me një reduktim prej 1 leku.

Edhe në segmentin e shumicës janë reflektuar ulje të njëjta, me naftën që zbret në 194 lekë/litër dhe benzinën në 172 lekë/litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të shtunë në orën 16:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e radhës.

Megjithatë, ndonëse kemi një lehtësim të lehtë për konsumatorët, niveli i çmimeve mbetet relativisht i lartë, ndërsa tregu vijon të mbetet nën monitorimin e drejtpërdrejtë të Bordit, i cili paralajmëron masa të forta ndaj çdo subjekti që shkel çmimet e përcaktuara, deri në pezullim aktiviteti.

Vendimi parashikon gjithashtu mosaktivizimin e skemës së reduktimit të akcizës. Sipas aktit normativ në fuqi, ulja në 80% e akcizës aplikohet vetëm nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër dhe ai i benzinës 200 lekë/litër. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këto pragje, akciza vijon të aplikohet në nivel të plotë, 100%.

Kjo do të thotë se, ndryshe nga periudha kur çmimet kalonin këto kufij dhe shteti ndërhynte për të zbutur efektin përmes taksave, aktualisht tregu po operon pa këtë mekanizëm lehtësues fiskal, duke e bërë çdo ulje të reflektohet vetëm nga faktorët e tregut dhe formula e Bordit.

Në këtë kontekst, uljet e fundit mbeten më shumë simbolike sesa një ndryshim i ndjeshëm për konsumatorët, ndërsa vëmendja mbetet tek zhvillimet ndërkombëtare të naftës, të cilat do të përcaktojnë nëse trendi do të vijojë në javët në vijim. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
benzina bordi i transparances gazoil nafta ulja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

gazetar_111:25 - Qershor 25, 20260

Ekonomia shqiptare e mbylli vitin 2025 me një bilanc tregtar më të dobët, pasi rënia…

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026

Ligji i Faljes Tatimore: Administrata Tatimore sqaron procedurat, afatet dhe rastet e përfitimit

10:32 - Qershor 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:25 - Qershor 25, 2026

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:08 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

10:58 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter