Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë/litër, benzina 181 lekë/litër, edhe pas reduktimit të akcizës

17:19 - Prill 3, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e datës 3 prill 2026 rritjen e çmimit të karburanteve në tregun vendas, megjjthë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë fiskale përmes reduktimit të akcizës. Vendimi vjen pas miratimit të një akti normativ, i cili parashikon uljen e nivelit të akcizës me 20%, që së bashku me efektin e TVSH-së përkthehet në një reduktim prej rreth 9.5 lekë për litër në çmimin final.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) është përcaktuar në 224 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë në 212 lekë/litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 181 lekë/litër dhe 169 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë, që prej orës 20:00 të datës 3 prill, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen zhvillimet e reja në tregjet ndërkombëtare të naftës.

Ndërhyrja e qeverisë përmes uljes së akcizës synon të amortizojë presionet e çmimeve në tregun vendas, në një kohë kur luhatjet në bursat ndërkombëtare kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë mbi koston e importit të karburanteve. Kjo masë pritet të ketë efekt të menjëhershëm në lehtësimin e kostove për konsumatorët dhe bizneset, veçanërisht në sektorët që varen ndjeshëm nga çmimi i naftës, si transporti dhe prodhimi.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu operatorët e tregut për zbatim rigoroz të vendimit, duke theksuar se çdo shkelje do të shoqërohet me masa ndëshkuese deri në pezullim të aktivitetit. Mbikëqyrja do të kryhet në bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
amortizimi bordi çmimet karburantet tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

gazetar_212:05 - Korrik 25, 20260

Shqipëria po pret këtë sezon turistik një fluks vizitorësh që llogaritet sa gjashtëfishi i popullsisë…

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

09:23 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter