Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bien raportimet për pastrim parash në 2024, avokatët asnjë raportim, ndërmjetësit e pasurive vetëm 5

22:13 - Prill 22, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) tregojnë se në vitin 2024 pati 1632 raportime të aktiviteteve të dyshimta nga subjektet raportuese, ose 96 më pak se në vitin 2023 dhe 158 më pak se në vitin 2022.

Avokatët kryesojnë kategorinë me zero raportime në tri vitet e fundit. Po kështu ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme raportuan vetëm 5 raste në 2024 ose katër më shumë se 2023.

Sa u përket noterëve, aktiviteti i të cilëve mbulon edhe përqindjen më të madhe të kontratave të ndryshme, rezulton se për vitin 2024 ka 413 raporte, ose 103 më pak se viti 2023 dhe 322 më pak se viti 2022.

Edhe raportimet nga bankat shënojnë një rënie me 38 raste më pak në 2024, megjithatë krahasuar me 2022 rezulton se bankat kanë raportuar 58 raste më shumë.

Por nëse do të analizoheshin shifrat në tërësi, rezulton se edhe pse me më pak raporte, sërish këto subjekte raportuese si bankat, noterët dhe subjektet që ushtrojnë aktivitet si shoqëri transfertash mbizotërojnë numrin më të madh të raportimeve në 2024.

Krahasuar me 2023 vihet re rritje e RAD (raportit të aktivitetit të dyshimtë) të dërguara nga shoqëritë e transfertave (13%), shoqëri tregtimi të mjeteve motorike (mbi 100%), shoqëri pagesash elektronike (mbi 100 %) dhe një rënie e RAD të dërguara nga banka (5%), noter (20%), ZKV (40%), DPD (66%) dhe DPT (50%).

Referimet në organet kompetente

Nga raporti rezulton se AIF ka dërguar për vitin 2024 në organet ligjzbatuese 234 raste, nga të cilat 67 në prokurori dhe 167 në DPPSH.

Ndër rastet e dërguara në Prokurori në vitin 2024, peshën më të madhe e zënë ato të dërguara në SPAK, ku përfshihen edhe rastet e dërguara në BKH, me 53% të totalit dhe pjesa tjetër i përket Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Gjatë vitit 2024, krahas dërgimit të rasteve në Prokurori dhe DPPSH, është dërguar informacion edhe në DPT për 25 raste për të cilat është konkluduar për dyshime për evazion fiskal, fshehje të ardhurash apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor.

Gjithashtu janë dërguar 116 informacione në SHISH, në lidhje me çështjet të dyshuara për aktivitet kriminal, objekt i përbashkët interesi mes dy institucioneve. Për sa i përket indicies fillestare për rastet e dërguara në agjencitë ligj zbatuese nga AIF, rezulton se burim kryesor i tyre mbeten RAD nga subjektet e ligjit, të cilat kanë shërbyer si pikënisje për rreth 93% të rasteve. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Agjencia e Inteligjencës Financiare aktivitet i dyshimte avokatet noterët raportet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter