Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BALFIN në bashkëpunim me Milšped krijojnë shoqëri të re në transport, logjistikë dhe shërbime postare

23:12 - Shkurt 10, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Grupi BALFIN synon të zgjerohet më tej në sektorin e transportit, logjistikës dhe shërbimeve postare, duke krijuar tashmë një shoqëri të përbashkët me funksione të plota me operatorin rajonal Milšped, i cili operon prej vitesh në Shqipëri me Milsped Albania, në pronësi të BALFIN me 50% të aksioneve dhe Milsped me 50% tjetër. Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për autorizimin e këtij përqendrimi hap rrugën për kompaninë e re.

Shoqëria e re, M-One Albania shpk, është themeluar si një ndërmarrje e përbashkët mes BALFIN – Balkan Finance Investment Group dhe Milšped DOO Beograd, me synimin për të ofruar shërbime të integruara në transport, logjistikë dhe shërbime mbështetëse, duke përfshirë edhe aktivitetet postare dhe shpërndarjen “last-mile”. Autoriteti i Konkurrencës, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së tregut përkatës, ka vlerësuar se kjo strukturë nuk krijon kufizime për konkurrencën dhe nuk cenon balancat ekzistuese në treg, duke autorizuar realizimin e përqendrimit.

Sipas Aktit të Themelimit, M-One Albania është konceptuar si një shoqëri me funksione të plota, me objekt aktiviteti të gjerë që përfshin transport kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave, operacione logjistike të integruara, magazinim, menaxhim zinxhiri furnizimi, shërbime doganore, si edhe shërbime shpërndarjeje dhe postare. Ky konfigurim e pozicionon shoqërinë e re si një platformë “end-to-end” për bizneset që operojnë në Shqipëri dhe rajon, në një kohë kur kërkesa për logjistikë të strukturuar po rritet ndjeshëm nga tregtia elektronike, industria dhe eksportet.

Partneri serb Milšped është një nga operatorët më të mëdhenj të logjistikës në Europën Juglindore dhe operon në Shqipëri që prej vitit 2014, duke ndërtuar ndër vite një prani të qëndrueshme në transportin ndërkombëtar, doganat dhe shërbimet logjistike. Përfshirja e Milšped në këtë partneritet i sjell M-One Albania përvojë operacionale, rrjete ndërkombëtare dhe know-how teknik, ndërsa BALFIN kontribuon me kapital, njohje të tregut vendas dhe kapacitete menaxheriale të konsoliduara në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Në një kohë kur Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si nyje rajonale për tregti, turizëm dhe shërbime, krijimi i M-One Albania sinjalizon një hap të ri në konsolidimin e sektorit të logjistikës dhe shpërndarjes. Shoqëria e re zotërohet në masën 49% nga BALFIN dhe 52% nga  Milšped. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Balfin ekonomia konkurrueshmëria logjistika Milšped shërbim postar transport
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter