Author: gazetar_3

Kryeministri Edi Rama njoftoi përpara kryetarëve të bashkive, se do bëhen referencat e reja lidhur me rivlerësimin e pasurive. Rama e cilësoi këtë proces si një lloj amnistie pasi ka edhe kosto për buxhetin e shtetit, teksa ftoi krerët e bashkive të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë proces në komunikim me qytetarët. “Ne kemi bërë këtë proces dy herë. Nuk është proces që bëhet rregullisht sepse në thelb kjo është një amnisti. Por ka një kosto për buxhetin, pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15% mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancëdëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Në fjalën e tij, Ministri Mete bëri përmbledhje të zhvillimeve dhe hapave të ndjekur deri më tani për aderimin e vendit nëSEPA, të cilat kanë qenë të shtrira edhe në një kontekst rajonal, aderim që përbën një masë të parashikuar në Planin e Rritjes të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministri Mete theksoi faktin se Shqipëria është në një fazë të avancuar, edhe krahasuar me rajonin, sa i përket përmbushjes së kritereve dhe rreth një muaj më parë, më 13 qershor, dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në SEPA. Ministri tha se pritshmëritë janë që brenda këtij viti të merret një…

Read More

Në kulmin e sezonit turistik fluksi i hyrje daljeve në pikat kufitare është rritur duke shtuar ritmin e punës së punonjësve të Doganës në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin. Fluksi më i lartë është në Doganën e Durrësit, Vlorës dhe atë të Sarandës, por edhe në pikat e kalimit kufitar tokësor si ato në Shkodër, Muriqan e Hani i Hotit, apo në juglindje të vendit, Kapshticë, Kakavijë, në Morinë etj., me mijëra qytetarë i drejtohen Shqipërisë në këto ditë të nxehta vere, me destinacion kryesisht bregdetin. Autoritetet bëjnë të ditur se po punojnë me kapacitete të shtuara…

Read More

Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Evropë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës. Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar. Të dhënat e fundit të INSTAT-it bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42. Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Evropë…

Read More

Yield-et e bonove të thesarit pësuan sërish një rënie në ankandin e kësaj jave, duke zbritur në nivelin 3.19%. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në nëntë muajt e fundit. Ankandi i kësaj jave ishte i pari pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, më datë 3 korrik. Zakonisht, ndryshimi i normës bazë ndiqet nga një lëvizje në të njëjtin kah të yield-it të bonove të thesarit. Në fakt, ulja e yield-eve rezultoi e vogël (nga 3.28% në 3.19%), por sidoqoftë yield-et ishin që më parë mjaft të ulëta, shumë afër nivelit të normës…

Read More

Studioja arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re. Pesë skuadra me prestigj në arkitekturë paraqitën përpara jurisë projektidetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën që rilind dita-ditës dhe fiton përmasën e re të një destinacioni të Shqipërisë Turistike Anëtari i jurisë, arkitekti Camillo Rebelo vlerësoi projektet e prezantuara nga studiot arkitekturore. Për projektin fitues, Rebelo u shpreh se, “jemi shumë të tërhequr nga atmosfera e projektit. Ndjejmë se ka shumë ndikim dhe është entuziasmues. Këto fjongo…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ofruar 5 milionë lekë garanci pasurore për të marrë një masë më të butë sigurie nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Në seancën që po zhvillohet në GJKKO që prej orës 12:30, ish-ministri Beqaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Sot pritet të bëhet vlerësimi i masës për të dhe të akuzuarit e tjerë. Dje, Gjykata nuk i verifikoi dot 8 masat e sigurisë, mes tyre edhe ndaj ish-funksionarit Ilir Beqaj, të identifikuar si shpërdorues të fondeve të Bashkimit Europian, përmes prokurimeve dhe shërbimeve fiktive që aprovoheshin nga SASPAK. Avokatët e tyre kërkuan…

Read More

Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”. Ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress” para disa ditësh, e cila i rikthehet përsëri problemit aq jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm. Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet. Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me…

Read More

Qeveria do të mbështesë financiarisht grupet vulnerabël me qëllim integrimin në tregun e punës. Vendimi i cili përcakton procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet riintegrimit social, ka hyrë në fuqi. Përfituesit e këtij programi janë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrën e punës, të cilët evidentohen nga ndërveprimi me sistemin tatimor se kanë më shumë se 6 muaj të papunë Prioritet kanë përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike, anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, personat me aftësi të kufizuara, gratë që banojnë në njësitë administrative vendore, ku nuk ka struktura vendore punësimi,…

Read More

Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta, për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare…

Read More