Author: gazetar_3
Vit pas viti, Evropa është në mendjen e turistëve të panumërt. Shqipëria, destinacioni mesdhetar mbetet nën radar për t’u vizituar në 2024, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen amerikane CN Traveler (Condé Nast Traveler). I vendosur në veri të Greqisë dhe në jug të Malit të Zi, ky vend ballkanik krenohet me traditat e vjetra, vijën bregdetare mahnitëse dhe kuzhinën vendase. Shqipëria nuk është prekur ende nga turizmi masiv, kështu që vizitorët mund të shijojnë peizazhin e pacënuar në të gjithë vendin – të eksplorojnë natyrën, shtigjet e njohura të ecjes në Alpet Shqiptare në veri, dhe të…
Të ardhurat nga akciza gjatë gjysmës së parë të këtij viti arritën 28.9 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 2.5 miliardë lekë ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Këto të ardhura, bën të ditur MF, 528 milionë lekë ose 1.9% më shumë se plani i akcizës për 6-mujorin 2024. Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në 2023. Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e…
Në seancën plenare të ditës së sotme po zhvillohet interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti demokrat Agron Shehaj. Teksa në thelb të interpelancës është raporti i OLAF për abuzimet nga ana e Shqipërisë me fondet e BE në bujqësi, ministrja Denaj ka theksuar se në 5 vitet e fundit, bujqësia shqiptare është rritur me 34 për qind më shumë. Referuar shifrës së pretenduar 33 milionë Euro për abuzim me fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare, ministrja Denaj thotë se janë evidentuar reste parregullësie me vlerë totale shumëfish më të vogël se kjo. Anila…
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Qershor 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Të ardhurat totale, për 6-mujorin e parë të vitit 2024 u realizuan në masën 102.5% të planit të së njëjtës periudhë. Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 291.4 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.4 përqind më i lartë ose rreth 17.5 miliardë lekë më shumë. Performanca Paraprake e të…
Valët e të nxehtit ekstrem, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale, po shkaktojnë miliarda dëme që kompanitë e sigurimit nuk janë në gjendje t’i mbulojnë. Valët ekstreme të të nxehtit që rrënojnë miliona amerikanë mund të shtrembërojnë çatitë, të tkurrin të korrat, të shkatërrojnë rrjetet rrugore dhe të ndërpresin furnizimin me energji elektrike. Pjesa më e madhe e këtij dëmi është e vështirë të matet dhe nuk mbulohet nga sigurimet, duke bërë që qytetet, rregullatorët dhe kompanitë të japin alarmin për kostot në rritje të ndryshimeve klimatike. Të dhënat e qeverisë amerikane…
Ndryshimet klimatike mund të godasin fort zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit perëndimor nëse nuk marrin masa. Ky është konkluzioni i Bankës Botërore në raportin e publikuar së fundmi për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor ku theksohet se shtetet duhet të investojnë të paktën 37 miliard dollarë gjatë dhjetë viteve. Investimet duhet të kenë në fokus mbrojtjen e popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike, si rezultat i temperaturave ekstreme. Investimet thotë banka do të ndihmonin në shmangien e humbjeve të jetëve njerëzore, pasurive dhe rënies së…
Me brigjet e lagura nga detet Adriatik dhe Jon, ky vend i vogël ofron plazhe që rivalizojnë për nga bukuria ato të Karaibeve, shkruan Alejandro Rapetti në një artikull të botuar në revistën argjentinase “La Nacion”. Rëra e bardhë dhe ujërat e pastra kristal, të rrethuara nga malet dhe vendet historike, po tërheqin një numër në rritje turistësh që kërkojnë diellin dhe detin dhe një histori të pasur kulturore. Agjencitë turistike kanë filluar ta përfshijnë Shqipërinë si një nga destinacionet e preferuara në ofertat e tyre. Arsyeja është e thjeshtë: ky vend ofron plazhe spektakolare dhe një përvojë autentike kulturore…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi pas shqetësimeve të transmetuara në media lidhur me importin e akulloreve nga Franca me prani të oksid etilenit. AKU informoi mbi procedurat e ndjekura dhe masat e marra në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. AKU bën të ditur se më datë 30.07.2021 ora 11.49 PM nga sistemi RASFF informohemi se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante substancën e paautorizuar “oksid etileni” në stabilizuesin “lygomme” të përdorur për prodhimin e akullores.…
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh e kanë çuar konsumin e energjisë elektrike në maksimum. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se është arritur shifra e 24.6 milionë KW. Balluku informoi se pavarësisht kësaj ngarkese, rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë, falë investimeve. Po ashtu, Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjithë skuadrave të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale.
Konfindustria shpreh shqetësimin për mosdhënien e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset nga sistemi i gjendjes civile në shkallë vendi për një periudhë kohore pothuaj 2 javore. “Shkak për sa më sipër, sipas të dhënave të tërthorta, është rënia e sistemit kibernetik, përgjegjësi e drejtpërdrejtë e AKSH-it”, u shpreh administratori Gjergj Buxhuku, Gjendja është veçanërisht problematike për qytetarët shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit. Me një goditje të drejtpërdrejtë të seriozitetit minimal të shtetit, autoritetet përgjegjëse nuk kanë kryer asnjë njoftim publik për sa më sipër. Autoritetet nuk kanë parashikuar dhe marrë masa ligjore për vazhdimin e dhënies së shërbimeve në mënyrë…
