Author: gazetar_1

Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej 24. 10. 2021 janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori. E nga vendet Bashkimit Evropian në këtë listë janë edhe Rumania dhe Sllovenia. Gjendja në Bullgari dhe Kroaci është rënduar shumë së fundi. Incidenca e infektimeve në 100.000 banorë brenda një javë në Kroaci është aktualisht 402, ndërsa në Bullgari 412 të infektuar në 100.000 banorë. Udhëtimet pa teste dhe karantinim Prej sot udhëtarët që nisen nga…

Read More

Viti 2021 ka sjellë më pak profesionistë dhe biznesmenë në Shqipëri. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, në janar – shtator 2021 ka pasur një total prej 73 mijë e 526 hyrje me qëllime biznesi dhe profesionale. Thënë ndryshe, hyrjet për biznes në vend janë ulur me afro 10%, krahasuar me vitin pandemik. Nga ana tjetër, sipas raportit të deritanishëm të INSTAT, që nga fillim viti, e deri në shtator, dy muajt që kanë rezultuar si më “produktivët” për biznes janë qershori dhe korriku, me afro 10 mijë vizita profesionale secili. INSTAT flet se nga të gjithë…

Read More

Në fillim të muajit nëntor Shqipëria pritet të dalë në tregun ndërkombëtar me një Eurobond prej rreth 500-700 milionë euro. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave p/ligjin për emetimin e tij në tregjet ndërkombëtare ku bëri të ditur se financimi i siguruar nga Eurobondi do të përdoret në mbështetje të përgjithshme buxhetore në sektorin shëndetësor, bujqësi, arsim, dhe investime publike. Sipas saj, një pjesë e financimit do të mbetet balancë në thesar për vitin 2022. “Financimi i siguruar nga Eurobondi do të shërbejë për përdorimin për mbështetje të përgjithshme buxhetore, e…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Ceno Klosit, në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi i mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ndërkohë që për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Klosi u emërua në krye të Tatimeve, pasi ish drejtoresha e këtij institucionin, Delina Ibrahimaj, u emërua ministre e Ekonomisë dhe Financave. Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtimit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Read More

Drejtori i përgjithshëm i Doganave mori pjesë në mbledhjen e 12 të Grupit Ndërinstitucional për koordinimin e politikës tregtare dhe lehtësimin e Tregtisë. Kjo mbledhje, e cila u drejtua nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka një rëndësi të veçantë në këtë kohë kur zhvillime të rëndësishme janë duke ndodhur në fushën e tregtisë. Gjatë fjalës së tij, Gazheli, vlerësoi procesin e thjeshtimit të procedurave doganore për biznesin, kryesisht në procesin e certifikimit të operatorëve ekonomik të autorizuar (AEO) dhe eksportuesin e miratuar. “Marrja online e kësaj certifikate shkurton disa orë në doganë, ndaj ju bëj ftesë bizneseve,…

Read More

Në shtator, në Shqipëri hynë 494 mijë shtetas të huaj, sipas të dhënave të INSTAT. Ndonëse numri i tyre është rritur me gati 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi sa po hapej nga pandemia, hyrjet janë 16.5% më të ulëta se në shtator 2019, kur ishte një vit normal. diferenca është shumë më e lartë se në muajt korrik e sidomos në gusht, kur hyrjet e shtetasve të huaj pothuajse arritën nivelet e parakrizës. Diferencën e kanë bërë shtetasit nga Kosova, të cilët në shtator të këtij viti ishin 21% më pak se në…

Read More

Për mospastrimin e mjedisit, Qeveria do të shkojë deri në vendosjen e sanksioneve ndaj bashkive përkatëse. Kryeministri Rama në një takim me krerët e bashkive në vend paralajmëroi se kushdo prej kryebashkiakëve nuk pastron territorin do ti merret bashkia nënadministrim. “Ne do të shkojmë deri edhe në vendosjen e sanksioneve. Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me çuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat…

Read More

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar përmes APP hapjen e tenderit për 3 projekte te veçanta. Bëhet fjalë për ‘Ndërhyrjet për përmirësimin e mjedisit dhe peizazhit urban të zonave nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e zonave’,  ‘Ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës turistike që lidhet sportet natyrore, aktivitetet në natyrë, ecjen, etj.’, ‘Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit natyror, nëpërmjet rehabilitimit dhe ndërhyrjeve në zona apo territore të dëmtuara’. Sipas informacionit fondi limit i tenderit për të tria këto projekte është përkatësisht 204.933.339 lekë, 81,840,006 lekë dhe 57,382,097 lekë ndërsa afati i fundit i paraqitjes së ofertave dhe aplikimeve në tender…

Read More

Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re. Në total bëhet fjalë për 17 vendime ku nuk mungojnë edhe projekte të tjera të lidhura me kolaudimin e makinave ku Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka aplikuar për rikonstruksione apo zyrat modulare të agjencive doganore nga Autoriteti Portual Durrës. Një tjetër projekt që bie në sy është ai për Dajtin ku kompania Dajti Ekspres…

Read More

Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor Shqipëria të dalë në tregun ndërkombëtar. Në studimet e paraqitura paraprakisht nga bankat ndërkombëtare deri më tani, vlerësohet se Shqipëria, në vitin 2021, ka mundësinë që të pozicionohet më mirë se në emetimet e mëparshme në tregun ndërkombëtar si nga niveli i interesit ashtu dhe të shumës e shpërndarjes së investitorëve për këtë instrument. Eurobondi do të jetë me madhësi nga 500 – 700 milionë euro dhe me maturim 7 deri 10 vjet në varësi të kushteve të tregjeve financiare ndërkombëtare. Projekligji…

Read More