Author: gazetar_1

Këtë vit, me lehtësimin e kufizimeve, rreziku i kapjes së gripit + Covid është i lartë. Dhe shanset për vdekje rriten. Fjalëkalimi: vaksinohuni. Dhe jo vetëm kundër Covid, por edhe kundër gripit sezonal: sipas Jenny Harries, drejtoreshë e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, “kushdo që infektohet me Covid dhe grip në të njëjtën kohë do të rrezikojë dyfishin e vdekjes në krahasim me ata që do të infektohn vetëm nga koronavirusi i ri: kjo është ajo që na tregojnë studimet e para “. Duke nënvizuar natyrën e pasigurt të parashikimeve në lidhje me sezonin e ardhshëm të…

Read More

Transporti urban në Tiranë, Vorë dhe Kamëz do të operojë me 50% të flotës së urbanëve, ndërkohë që një ditë pas këtij vendimi, Unioni i Transportit Publik i bën thirrje qeverisë që të marrë parasysh kërkesat e tyre ekonomike, për t’i shpëtuar nga kolapsi. Që prej rifillimit të operimit pas bllokimit si pasojë e COVID-19 shoqatat e transportit kanë kërkuar mbështetje financiare nga qeveria, si një formë për shpëtimin e tyre nga falimentimi, duke përfshirë heqjen e akcizës së naftës, uljen e TVSH-së nga 20 në 6% si dhe faljen e taksave lokale. Ndërkaq, përveç pandemisë, rritja e çmimit të…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Sipas informacionit aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destinacion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). MIE informon se është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në…

Read More

Kompania mëmë e IuteCredit Albania, IuteCredit Europe, me qendër në Tallinn, Estoni, ka emetuar me sukses Obligacione të Siguruara, në tregjet ndërkombëtare. Nëpërmjet ofertës publike fillestare IuteCredit ofroi për shitje obligacione me vlerë totale prej 50 milionë Eurosh por kjo ofertë u tejkalua nga investitorët të cilët kërkuan të investojnë 75 milionë Euro. “Ne jemi krenarë për besimin që i është dhënë IuteCredit nga investitorët institucionalë, bizneset dhe individet. Të ardhurat e emetimit do të vazhdojnë të mbështesin Iuten në ndjekjen e misionit tonë, që është krijimi i një përvojë të jashtëzakonshme në fushën e financave personale. Kjo gjithashtu provon…

Read More

ARBEN MALAJ Përballë kësaj krize Rama theksoi se “plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjetike ka tri pika: 1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë; 2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe 3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – ku garancia sovrane do të jetë e ripërtërishme, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy. Ndoshta një paketë alternative mund…

Read More