Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ambasada Amerikane shtrëngon masat për vizat joemigruese nga 2 shtatori

10:18 - Gusht 10, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza joemigruese – përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim – do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit. Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada.

“Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/ 3J8LncS “, – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane

Konkretisht nga 2 shtatori 2025, të gjithë aplikantët për vizë jo-emigruese (përfshirë nën 14 vjeç dhe mbi 79 vjeç) në parim duhet të zhvillojnë intervistë, përjashtuar vetëm tre kategori specifike.

Vendimi i DASH i 25 korrikut 2025, i shpërndarë sot nga ambasada amerikane zëvendëson atë të 18 shkurt 2025, i cili ishte shumë më fleksibël pasi përjashtimi nga intervista aplikohej për më shumë kategori, përfshirë ata që rinovonin vizat e vlefshme në të njëjtën kategori brenda 12 muajve nga skadimi, pa kufizim moshe. Por cilat janë kategoritë që përjashtohen nga intervista.

Aplikanti klasifikohet sipas simboleve të vizave A-1, A-2, C-3 (përveç shoqëruesve, shërbëtorëve ose punonjësve personalë të zyrtarëve të akredituar), G1, G-2, G-3, G-4, NATO1 deri NATO-6, ose TECRO E-1;

Aplikanti kërkon vizë të tipit diplomatik ose zyrtar;

Aplikanti rinovon një vizë B1, B-2, B1/B2 me vlefshmëri të plotë, ose një Kartë/Etiketë për Kalim Kufitar (për shtetasit meksikanë), brenda 12 muajve nga skadimi i vizës së mëparshme, dhe ka qenë të paktën 18 vjeç në momentin e lëshimit të saj.

Për të qenë i kualifikuar për përjashtim nga intervista në bazë të pikës së tretë më sipër, aplikanti duhet, gjithashtu, të plotësojë këto kushte:

Të aplikojë në vendin e shtetësisë ose të banimit;

Të mos jetë refuzuar ndonjëherë për vizë (përveç rasteve kur refuzimi është kapërcyer ose falur);

Të mos ketë asnjë arsye të dukshme ose të mundshme për mospërputhshmëri.

Oficerët konsullorë mund të kërkojnë zhvillimin e intervistës ballë për ballë në çdo rast, për çfarëdo arsye. Aplikantët duhet të kontrollojnë faqet zyrtare të ambasadave dhe konsullatave për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për të mësuar mbi statusin dhe shërbimet e tyre.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Ambasada amerikane aplikimet garancia vizat joemigruese
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter