Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026

Reforma e pensioneve në Gjermani, ç’ndryshon për migrantët?

12:20 - Korrik 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Allianz Trade: Shqipëria me rrezik të moderuar financiar dhe tregtar në tremujorin e dytë 2025

10:46 - Tetor 28, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Financimi dhe rreziku tregtar matin se sa të ndjeshme janë vendet ndaj goditjeve afatshkurtra, që variojnë nga presionet e likuiditetit midis kompanive deri te ndërprerjet në aktivitetin tregtar.

Të dhënat e Allianz Trade, paraqesin panoramën globale të rrezikut afatshkurtër financiar dhe tregtar në tremujorin e dytë të vitit 2025. Vlerësimet e rrezikut afatshkurtër matin probabilitetin e mospagimit nga kompanitë në një vend të caktuar, bazuar në dy tregues që gjurmojnë rrjedhat e financimit dhe ndërprerjet në kërkesë.

Vendet me rrezikun më të ulët dhe më të lartë

Shqipëria renditet në vendet me rrezik te moderuar, krahas Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, ndërkohë Bosnje dhe Hercegovina ka një rrezik të ndjeshëm, së bashku me Malin e Zi.

Ekonomitë e zhvilluara dhe vendet e pasura me naftë dominojnë kategorinë e rrezikut të ulët, ndërsa shumë tregje në zhvillim dhe vende që përballen me konflikte ndodhen në kategori më të rrezikshme.

Në total, 90 vende klasifikohen në kategorinë e rrezikut të ulët, ndërsa 57 vende ndodhen në zonën e rrezikut të lartë; të tjerat janë të shpërndara midis niveleve mesatare dhe të ndjeshme të rrezikut.

Vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Japonia përfshihen në kategorinë e rrezikut të ulët. Pjesa më e madhe e Europës Perëndimore – përfshirë Francën, Zvicrën dhe vendet nordike – janë gjithashtu në këtë grup.

Në rajonin Azi-Paqësor, Kina, Singapori, Japonia dhe Koreja e Jugut mbeten shtylla të stabilitetit, krahas Australisë. Ndërkohë, tregjet në zhvillim si Brazili, India, Vietnami dhe Meksika përballen me rreziqe mesatare në afat të shkurtër.

Rajonet me rrezik të lartë dhe të ndjeshëm

Sipas Allianz, 42 vende renditen në kategorinë e rrezikut të ndjeshëm (një nivel mbi rrezikun mesatar), përfshirë Argjentinën, Bangladeshin, Afrikën e Jugut dhe më shumë se 15 vende afrikane të tjera.

Vendet me rrezik të lartë janë të përqendruara kryesisht në Afrikën Subsahariane, në disa pjesë të Lindjes së Mesme, si edhe në shtetet e prekura nga konflikte si Ukraina, Siria dhe Sudani. Këto ekonomi mund të përballen me kufizime krediti dhe ndërprerje afatshkurtra në kërkesë dhe aktivitet ekonomik./Përshtati nga Visual Capitalist, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
financat rreziku shqipëria stabilititeti tregtar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

11:45 - Korrik 11, 2026

Një në tre nxënës është “zhdukur” nga bankat e shkollës në dekadën e fundit, përgjysmim i numrit në gjimnaze

09:58 - Korrik 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

gazetar_213:35 - Korrik 11, 20260

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të…

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

11:45 - Korrik 11, 2026

Një në tre nxënës është “zhdukur” nga bankat e shkollës në dekadën e fundit, përgjysmim i numrit në gjimnaze

09:58 - Korrik 11, 2026

Mashtrime me procedurat e prokurimit, përjashtohet për 6 muaj nga tenderat kompania “BONUS”

09:48 - Korrik 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:35 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

11:45 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

09:58 - Korrik 11, 2026

Një në tre nxënës është “zhdukur” nga bankat e shkollës në dekadën e fundit, përgjysmim i numrit në gjimnaze

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026

Reforma e pensioneve në Gjermani, ç’ndryshon për migrantët?

12:20 - Korrik 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter