Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP ka hedhur për konsultim publik dokumentin për caktimin e tarifave administrative për shërbimet që autoriteti ofron.
Shërbimet që do ofrojë AKEP në lidhje me Autorizimin e përgjithshëm dhe do të pajisë me Certifikatë të Konfirmimit të Njoftimit/Regjistrimit (CKNJ) të gjithë sipërmarrësit që do të regjistrohen në Regjistrin e ri të AP, si dhe do të lëshojë, me kërkesë të sipërmarrësit Deklaratë/Certifikatë të Konfirmimit për lehtësimin e ushtrimit të të drejtave të sipërmarrësit për instalimin e faciliteteve dhe interkoneksionin.
Po ashtu, do të lëshojë Certifikatë të Konfirmimit të Ndryshimeve të të dhënave, autorizim/Njoftimin për rrjetet dhe/ose shërbimet e komunikimeve elektronike. Tarifat variojnë nga 20,000 deri në 50,000 lekë.

Tarifa për Lëshimin e Certifikatës së Konfirmimit të Njoftimit/Regjistrimit (CKNJ) do të jetë e aplikueshme ndaj sipërmarrësve ekzistues të regjistruar në regjistrin aktual të AP për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Gjithashtu do jetë e aplikueshme për sipërmarrësit e rinj që do të njoftojnë për herë të parë në AKEP për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Tarifa do të aplikohet vetëm pas konfirmimit të regjistrimit të sipërmarrësit përkatës në regjistrin e AP dhe nuk pengon sipërmarrësit në ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të njoftuara dhe konfirmuara nga AKEP.
Ndërsa tarifa për çdo ndryshim në të dhënat e AP të sipërmarrësit pas njoftimit për herë të parëdo të aplikohet për çdo ndryshim të rëndësishëm në shërbimin/shërbimet e ofruara nga çdo sipërmarrës që njofton ndryshime dhe synon minimizimin e kostove shtesë të AKEP për shqyrtimin e ndryshimeve dhe reflektimin e tyre në regjistrin e AP.
Faturat për shërbimet e mësipërme do të jenë të fiskalizuara dhe një kopje e printuar dhe elektronike e tyre paralelisht do të dërgohen nga AKEP sipërmarrësve së bashku me certifikatat përkatëse në adresat përkatëse (fizike dhe elektronike/email) të deklaruara në regjistrin e AP. /ekofin.al
