Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Çgardhimet

15:08 - Qershor 15, 2026

Kryeministri i ri hungarez vendos për uljen me 40% të pagave të deputetëve

14:45 - Qershor 15, 2026

ABI Bank reagon ndaj të pavërtetave dhe gjobëvënies

14:28 - Qershor 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ABI Bank reagon ndaj të pavërtetave dhe gjobëvënies

14:28 - Qershor 15, 2026 Uncategorized
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga ABI Bank

Sot në mëngjes një portal online publikoi një lajm të pavërtetë sikur ABI Bank zotëron mijëra hektarë në Zvërnec. 100 për 100 mashtrim! Si gjithë mashtrimet e përditshme të mafiozëve mediatikë.

Po pse pikërisht sot ky mashtrim i radhës për ABI Bank? Sepse pikërisht sot hallexhinjve të vërtetë të këtyre ditëve u duket momenti perfekt për gjobëvënien e radhës duke “zbuluar” ABI Bank që paska mijëra hektarë në Zvërnec. Meqë u bë modë që të protestohet se “amerikanët po na marrin Zvërnecin”, duhet dhe një gënjeshtër tjetër ta ilustrojë me “fakte” që ka dhe një bankë amerikane pas kësaj historie të stisur.

Në frymën popullore të pakënaqësisë, këta mafiozë dhe hallexhinjtë e vërtetë që nuk dalin dot hapur në shesh, nxorën mikrofonin mediatik mafioz dhe mendojnë se gjetën hapësirën e radhës për të vënë gjobë, se tani helbete bankat duhet të kenë frikë “se janë dhe amerikane”.

Shumë pak histori:

Kjo media ka tentuar të vërë gjoba prej vitesh ndaj ABI Bank. Si dhe shumë portale periferike, premtimi ishte që po të paguanim atëherë nuk do publikonin gënjeshtrat e “pastrimit të parave”. Kërkesa e fundit ishte 120 milionë lekë në vit.

Titulli i këtij reagimi sipas stilit të tyre duhej të ishte: “Kërkohen miliona gjobë për ABI Bank”.

Pavarësisht se ABI Bank është nën supervizimin e Bankës së Shqipërisë, vlerësuar si nje nga investimet më të mëdha amerikane nga Ambasada Amerikane, vlerësuar nga përfaqësi të shumta diplomatike, ka marrëdhënie me bankat më prestigjioze në botë, ka marrë çmime shumë prestigjioze nga publikime financiare përfshi International Banker, dhe për më shumë ka dhuruar miliona euro për artin dhe çështje sociale në vend, mafiozët mediatikë kanë të gjithë lirinë ligjore prej vitesh të publikojnë pa asnjë problem mashtrimet e tyre. Këto mashtrime publikohen me një kosto të ulët në shqip, por dhe në gjuhë të huaja dhe falë teknologjisë postohen dhe hiqen shumë lehtë. Veprimi është tipik mafioz dhe ngjan me atë të një grupi të strukturuar kriminal qe do ta kishte zili vete Padrino/Kumbara/Godfather. Në fillim shkruajnë lajmin e rremë, pastaj presin t’i kontaktosh, dhe pastaj e heqin lajmin që shpesh e ka vënë “Koli”, “Liri”, “Genci” apo “Agimi” që nuk e dinte. Pas një viti pagese vijnë prapë dhe kërkojnë të paguhen përsëri; në mos do vijnë të publikojnë mashtrimin e radhës.

Mafiozët mediatikë  që e mbajtën të varrosur si lajm Zvërnecin me muaj me lajme të rreme të kota. Me lajme ku përditë populli lexon qyfyret e mëngjesit për fonde që “gllabërohen”, “përlahen”, “vidhen” apo “përvetësohen” miliona dhe miliarda. Me foto të vërteta dhe të pavërteta ku përgojohet çdokush që nuk ua paguan gjobën mafiozëve. Ah, se harruam… ka dalë dhe një “gjarpër jeshil te liqeni” që në fakt është i vërtetë se e kemi pare.

Për ta mbyllur: urojme që shpejt të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë kjo racë e ndyrë mafie e shtypit. Për këtë duhen shkundur të gjithë politikanët dhe çdo punonjës i kompanive të ndershme që del në protestë duhet të flasë për mafian e shtypit që sulmon përditë biznesin e ndershëm.

Do jetë sukses i madh për vendin në qoftë se do te votohej nje forcë politike që e ka platformën për t’i dhënë fund kësaj mafie mediatike njëherë e përgjithmonë.

*Shkrimi i mësipërm është reagim i ABI Bank dhe publikohet si informacion i përcjellë nga institucioni përkatës.

Ekofin Media
Ekofin Media
abi bank pavërteta reagim tokë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

ABI Bank, sekreti i 10 viteve rritje dhe planet për zgjerim pas bashkimit me NOA

11:49 - Maj 30, 2026

ABI Bank: Grounded in local knowledge, driven by discipline

10:54 - Maj 30, 2026

ABI Bank kryeson sektorin bankar për kthimin nga kapitali në 2025, rrit fitimin në një vit sfidues për tregun

10:51 - Shkurt 11, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

gazetar_113:54 - Qershor 15, 20260

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në aktivitetin “Albania’s Foreign Direct Investment…

Në mes të debatit për Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, qeveria propozon ndryshime në ligj

12:31 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

08:44 - Qershor 15, 2026

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës u rritën me 532% në 2025

06:02 - Qershor 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:54 - Qershor 15, 2026

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

12:31 - Qershor 15, 2026

Në mes të debatit për Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, qeveria propozon ndryshime në ligj

08:44 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

Çgardhimet

15:08 - Qershor 15, 2026

Kryeministri i ri hungarez vendos për uljen me 40% të pagave të deputetëve

14:45 - Qershor 15, 2026

ABI Bank reagon ndaj të pavërtetave dhe gjobëvënies

14:28 - Qershor 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter