Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

 A do ta shembë vërtet Parisi Kullën Eiffel vitin e ardhshëm? E vërteta pas pretendimeve virale

08:35 - Tetor 18, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pretendime sensacionale se Kulla Eiffel do të prishet në vitin 2026 janë përhapur në rrjetet sociale, pas mbylljes së përkohshme të atraksionit. Monumenti 330 metra i lartë, që është bërë një nga strukturat më ikonike në botë, tërheq miliona vizitorë çdo vit. Vetëm në vitin 2023, ai gjeneroi 117.87 milionë euro të ardhura.

Është një nga monumentet e rralla franceze që nuk merr subvencione shtetërore dhe punëson mbi 300 persona në qytet. Por pse njerëzit mendojnë se Kulla Eiffel po shkon drejt fundin të saj?

Pse u mbyll Kulla Eiffel këtë muaj

Në fillim të tetorit (2 tetor), banorët në më shumë se 200 qytete e qyteza të Francës dolën në rrugë për të protestuar kundër shkurtimeve buxhetore të qeverisë dhe për të kërkuar taksa më të larta për të pasurit.
Në Paris, mijëra u bashkuan në grevat kombëtare, çka bëri që Kulla Eiffel të pezullonte hyrjen e vizitorëve për arsye sigurie.

“Për shkak të grevës, Kulla Eiffel është e mbyllur,” thuhej në një tabelë në hyrje. “Kërkojmë ndjesë.”

A po e shemb Parisi Kullën Eiffel?

Javë përpara protestës, një faqe satirike lajmesh botoi një artikull në formë shakaje, duke pretenduar se Kulla Eiffel do të shembej me buldozer dhe do të shndërrohej në një “rrëshqitëse gjigante” ose sallë koncertesh.

Megjithatë, falë rrjeteve sociale dhe mungesës së kontekstit, këto dy histori u ngatërruan dhe u përzien. Në platformën X (ish-Twitter), llogari me qindra mijëra ndjekës nisën të shpërndanin postime mashtruese, duke deklaruar se monumenti po i afrohej “fundit të një epoke.”

“Sipas raporteve, Kulla Eiffel – simbol i Francës për mbi 135 vjet – pritet të prishet në vitin 2026 pas skadimit të kontratës së operimit,” thuhej në postimet e rreme.
“Lodhja strukturore, mirëmbajtja e kushtueshme dhe ankesat publike në rritje janë arsyet kryesore pas këtij vendimi tronditës.”

Disa përdorues të rrjeteve sociale e besuan menjëherë lajmin, me një që shkruante: “Prisni, Paris! Mos prishni vendin e ëndrrës sime për propozim!” Ndërsa një tjetër komentoi: “Oh… kjo s’duhet të ndodhë.”
Të tjerë, megjithatë, vunë menjëherë në dyshim besueshmërinë e lajmit, duke qetësuar ndjekësit se bëhej fjalë për një lajm të rremë.

Société d’Exploitation de la Tour Eiffel (SETE), që menaxhon kullën, nuk ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve virale. Turistët vazhdojnë të mund të rezervojnë bileta online për të hyrë në Kullën Eiffel.

Si ndikojnë lajmet e rreme në industrinë e udhëtimeve?

Edhe pse shumë njerëz janë skeptikë ndaj lajmeve të ekzagjeruara dhe pretendimeve të rreme, ato mund të shkaktojnë kaos për destinacionet që varen nga turizmi.

Më herët këtë vit, Italia njoftoi se do të ndërmarrë masa kundër vlerësimeve të rreme të hoteleve dhe restoranteve, pasi pronarët u ankuan se reputacioni i tyre po dëmtohej padrejtësisht.
Sipas Ministrisë italiane të Ndërmarrjeve, përmbajtjet e rreme ose të manipuluara ndikojnë nga 6% deri në 30% të të ardhurave të bizneseve në sektorin e mikpritjes dhe turizmit.

Si rezultat, vendi prezantoi rregulla të reja që kërkojnë që turistët të ofrojnë provë të vizitës përpara se të lënë një vlerësim.

“Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e bizneseve tona,” deklaroi ministrja italiane e turizmit Daniela Santanché, gjatë prezantimit të ligjit.
“Vlerësimet, të cilat falë këtij ndërhyrjeje ligjore do të jenë realisht të vërteta, janë thelbësore për suksesin e kompanive dhe për besimin e konsumatorëve e turistëve.”/Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
kulla eiffel lajmi i rreme Parisi shembja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

gazetar_206:02 - Korrik 28, 20260

Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e…

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter