Në muajin tetor 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me tetor 2023 janë: Kosova (24,0 %), Italia (13,6 %), Spanjë (4,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Greqia (12,3 %), Gjermania (11,4 %).
Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Greqia (20,2 %), Italia (14,2 %), Kosova (8,5 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: SHBA (68,3 %), Kina (16,8 %), etj.
Në muajin tetor 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Maqedonia Veriut (17,6 %), Italia (3,4 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me shtator 2023 janë: Greqia (28,1 %), Turqia (6,6 %), Kina (2,7 %), etj.
Gjatë këtij dhjetëmujori , vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Greqia (19,9 %), Turqia (16,3 %), Kina (0,2 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Maqedonia e Veriut (14,5 %), Italia (3,2 %), Spanja (2,0 %), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60,3 %, të gjithë tregtisë, Në Tetor 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,1 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,4 %), Kina (8,6 %), Turqia (8,3 %) dhe Greqia (7,4 %).
Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 57,6 % të gjithë tregtisë, Në periudhën Janar – Tetor 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,6 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,0 %), Kina (8,3 %), Turqia (8,1 %) dhe Greqia (7,2 %)./Ekofin.al
