Institucionet financiare jobanka të mikrokredisë, po tentojnë ta përsosin më shumë modelin e tyre të biznesit, që mbështetet mbi avantazhet që jep teknologjia për të lehtësuar huadhënien.
Një pjesë e tyre tashmë e kanë thjeshtuar dhe shkurtuar procesin e ofrimit të kredisë në afate minimale, brenda pak minutash, duke shmangur njëkohësisht nevojën për praninë fizike të klientit për aplikimin dhe për nënshkrimin e kontratës. Në shumicën e rasteve, procesi kryhet i gjithi në distancë dhe në rrugë digjitale..
Z.Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i lute, thotë se rreth 90% e kontratave të kredisë të lidhura nga ky institucion me klientët huamarrës nënshkruhen në mënyrë elektronike. Megjithatë, al mendon se ky proces mund të përmirësohet më shumë, duke u dhënë institucioneve financiare akses në bazat e të dhënave të sektorit publik, veçanërisht në ato të platformës e-Albania. Një kërkesë të tillë e ka artikuluar edhe Shoqata Shqiptare e Bankave, gjithmonë me të njëjtin qëllim.
Aksesi në e-Albania do t’u mundësonte këtyre institucioneve, gjithmonë me miratimin paraprak të kilentit, të merrnin direkt Informacionet e nevojshme në procesin e kredidhënles, për të dhëna si adresa apo kontributet e paguara nga individi.
Një akses I tillë do ta shkurtonte më tej procesin për klientët, duke lehtësuar mbledhjen e informacionit dhe analizën kreditore. Institucionet financiare sjellin si shembuj praktikat e disa vendeve të rajonit, ku institucioneve homologe u jepet një akses i tillë.
“Shumë prej vendeve të rajonit, janë në një fazë ku regjistrat publikë Janë të hapur për Integrim për institucione apo kompani private, kuptohet duke marrë gjithmonë pëlqimin e klientit. Ne nuk kemi arritur akoma në këtë fazë. Sot kjo funksionon vetëm me Regjistrin e Kredive, të Bankës së Shqipërisë dhe funksionon shumë mirë. Ajo që do të na ndihmonte do të ishte aksesi në e-Albania, ku ne të marrim Informacion për klientin, duke filluar për shembull, nga adresa. Më pas, të marrim të dhënat për pagën. Të dhënat të tjera mund të jenë, për shembull, të dhëna për automjetet apo pronat e killentit,” thotë z. Ajdini.
Ai shton se dhënia e aksesit mund të jetë edhe një mënyrë për Institucionet publike që të sigurojnë të ardhura shtesë, që do të shërbenin për zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. “Institucionet financiare paguajnë një tarifë për çdo kërkim Informacioni që bëjnë në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë. Një praktikë e ngjashme mund të ndiqet edhe për marrjen e Informacionit në e-Albania, shprehet al..
Megjithatë, integrimi i institucioneve financiare në sistemet e sektorit publik, natyrisht që kërkon plotësimin e disa standardeve të sigurisë së Informacionit. Z. Ajdini thotë se lute, edhe me mbështetjen e grupit zotërues estonez, është në gjendje të garantojë plotësisht sigurinë e të dhënave të përdoruesve dhe akses të sigurt në bazat publike të të dhënave.
“Truri ynë teknologjik është në Estoni. Ne nuk kemi server-a fizikë në Shqipëri. Server-at tanë janë në Amazon, një nga platformat më të mëdha dhe më të sigurta në botë. Të dhënat tona janë të gjitha të enkript-uara. Të gjitha aplikacionet që përdorim janë të sigurta dhe të testuara. Ne bëjmë kontrolle dhe testime të vazhdueshme. Pra, ne si lute, besojmë se i plotësojmë të gjitha kushtet dhe jemi të kualifikuar për t’u Integruar në një platformë si e-Albania,” thotë z.Ajdini.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoll | huasë I Institucioneve financiare jobanka në mesin e vitit 2024, arriti në afërsisht 610 milionë euro. Portofoli i kredisë i dhënë nga këto Institucione është rritur me 9% që nga fillimi i vitit dhe me 18% krahasuar me të njëjtën perludhë të një viti më parë.
Në pjesën dërrmuese, portofoli i kredisë së institucioneve financiare jobanka i takon subjekteve të kredidhënies dhe të mikrofinancës. Vlerësohet se kredia e dhënë nga ky sektor përbën tashmë afërsisht 7.5% të portofollt total të kredisë për ekonominë. Kontributin kryesor në rritjen e kreditimit nga institucionet financiare jobanka në vitet e fundit e kanë dhënë në veçanti produktet e mikrofinancës. Mikrofinanca krediton nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, sidomos në ato segmente që e kanë të vështirë aksesin për financim nga sektorí bankar.
Megjithatë, institucionet e huadhënies së llojit fintech po shfrytëzojnë zgjidhjet teknologjike për të fituar një avantazh konkurrues, duke u ofruar klientëve kredi në afate kohore shumë të shpejta, me procedura minimale, madje pa kërkuar praninë fizike të klientit. Zgjerimi i shpejtë I kredisë në këtë segment të tregut në vitet e fundit dëshmon suksesin e modelit fintech në huadhënie, si alternativë ndaj praktikave më të burokratizuara të institucioneve financiare tradicionale, kryesisht të bankave tregtare.
