BKT ka realizuar një tjetër përmirësim të aplikacionit të saj BKT Smart, përmes të cilit klientët e bankës kryejnë prej vitesh tashmë një gamë të gjerë shërbimesh nëpërmjet telefonit inteligjent, pa lindur nevoja për të shkuar në degë.
Aplikacionet i janë shtuar për herë të parë edhe disa funksionalitete të reja. Kështu, tashmë përdoruesit e BKT Smart mund të realizojnë bllokimin e kartës së tyre të debitit ose të kreditit, pa qënë e nevojshme ta anulosh atë përfundimisht, si edhe pa patur nevojë për të marrë në telefon call centerin ose për të shkuar në degë për një veprim të tillë.
Ashtu siç bllokohet, karta mund të aktivizohet sërish me një klikim, në momentin që dëshironi ta përdorni përsëri. Gjithashtu, përmes aplikacionit mund të shkarkoni për herë të parë edhe pasqyrën e kartës së kreditit, për më shumë kontroll në llogaritë tuaja, por edhe për ta patur si dokument orientues për të gjithë ata qytetarë që duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë.
Zhvilluesit e aplikacionit dhe stafit i departamentit digjital të BKT ka lënë si opsion të posaçëm “vlerësimin e transaksioneve”, ku përdoruesit mund të japin vlerësimin e tyre në lidhje me përvojën e përdorimit të app-it.
Gjithashtu, referuar sistemeve të ndryshme të operimit, në iOS dhe Android, janë ndërmarrë disa përmirësime të targetuara për një eksperiencë më të mirë të përdoruesve.
BKT ka sjellë një përmirësim edhe sa i përket hapjes së një llogarie për bizneset dhe përdorimit të e-banking. Tashmë, pasi të paraqitesh fillimisht në degë për të aplikuar për hapjen e llogarisë së biznesit, nuk është e nevojshme të presësh deri në printimin e kartës, për të realizuar login-in në e-banking, pasi kjo gjë mund të kryhet duke marrë si referencë NIPT-in e biznesit dhe jo më numrat e kartës. /ekofin.al
