Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson u nderuan me çmimin Nobel në ekonomi për kërkimin që demonstron “rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi”.
Komiteti i Nobelit vlerësoi treshen për shpjegimin pse “shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje ose ndryshim për mirë”.
“Kur europianët kolonizuan pjesë të mëdha të globit, institucionet në ato shoqëri ndryshuan”, tha komiteti, duke cituar punën e treshes. Ndërsa në shumë vende kjo kishte për qëllim shfrytëzimin e popullsisë autoktone, në vende të tjera hodhi themelet për sisteme gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike.
“Laureatët kanë treguar se një shpjegim për dallimet në prosperitetin e vendeve janë institucionet shoqërore që u prezantuan gjatë kolonizimit,” shtoi komiteti.
Vendet që kanë zhvilluar “institucione gjithëpërfshirëse” janë bërë me kalimin e kohës të suksesshme, ndërsa ato që kanë zhvilluar “institucione nxjerrëse” kanë përjetuar rritje të ulët ekonomike të vazhdueshme.
Tre ekonomistët do të ndajnë një çmim prej 11 milionë kronash (1.1 milionë dollarë), deklaroi Akademia Mbretërore e Shkencave Suedeze në Stokholm.
