Nga janari deri në korrik 2024, primet e sigurimit vullnetar u ulën në rreth 5.9 miliardë lekë, një rënie prej 5.17% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, numri i kontratave u rrit me 4.10%.
Raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregon se primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës u rritën me 3.49% krahasuar me periudhën janar – korrik 2023. Në segmentin e sigurimeve për “pronën, përgjegjësitë, garancitë”, që gjeneruan mbi 2.6 miliardë lekë të ardhura, sigurimi për “zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” kishte një peshë dominuese prej 72.68%, ndërsa sigurimi i “përgjegjësisë së përgjithshme” përbënte 18.50% të totalit.
Në segmentin e sigurimeve për “zjarri dhe forcat e natyrës”, u regjistrua një rritje prej 3.27% e primeve të shkruara bruto dhe një rritje prej 3.55% e numrit të kontratave në krahasim me vitin e kaluar.
Të ardhurat nga sigurimet për “aksidente dhe shëndet” arritën rreth 914 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.82%. Ndërsa primet nga sigurimet e Jetës arritën në rreth 1.1 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej 13.16% në krahasim me periudhën e një viti më parë.
