Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Grupi OTP renditet për herë të parë mes 400 kompanive më të mëdha në botë sipas “Forbes Global 2000”

14:29 - Qershor 29, 2026

Ibrahimaj: Brenda vitit, ligj i ri për investimet strategjike, në shtator prezantojmë reformën e pensioneve

14:28 - Qershor 29, 2026

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kredia e re në maj arriti në 39.9 miliardë lekë, rritja u mbështet nga individët

13:16 - Qershor 29, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sipas të dhënave të fundit të “Bankës së Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 978 miliardë lekë në fund të muajit maj 2026, duke u zgjeruar me rreth 9.8 miliardë lekë krahasuar me prillin. Rritja konfirmon vijimin e ecurisë pozitive të huadhënies, ndërsa stoku i kredisë po i afrohet gjithnjë e më shumë nivelit të 1 trilion lekëve.

Në të njëjtën kohë, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit maj arriti në 39.9 miliardë lekë, nga 34.4 miliardë lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej rreth 16.0%, ndërsa niveli i muajit maj 2026 është më i larti i regjistruar ndonjëherë për këtë muaj.

Zgjerimi i huadhënies vijon të mbështetet kryesisht nga bizneset. Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 25.5 miliardë lekë në maj, nga 23 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 11%. Kjo tregon se kërkesa për financim nga sektori privat mbetet e fortë, ndërsa bizneset vijojnë të investojnë dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Ndërkohë, ritmet e huamarrjes janë përshpejtuar edhe te individët. Kreditë e reja për individët dhe institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë atyre arritën në 14.2 miliardë lekë, nga 11.4 miliardë lekë në maj të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej rreth 25.2%. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për muajin maj.

Rritja është mbështetur kryesisht nga kreditë për blerje banesash. Gjatë muajit maj, bankat disbursuan 7.4 miliardë lekë hua të reja për këtë qëllim, nga 5.9 miliardë lekë një vit më parë. Me një rritje vjetore prej rreth 25.4%, kjo kategori regjistroi nivelin më të lartë historik për muajin maj, duke treguar se kërkesa për financimin e blerjes së banesave mbetet shumë e fortë, pavarësisht masave shtrënguese të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për kreditimin hipotekor.

Të dhënat tregojnë se, ndryshe nga muajt e parë të vitit kur kreditimi për banesa kishte shfaqur shenja ngadalësimi, në muajin maj huamarrja për pasuri të paluajtshme ka rifituar vrull. Kjo sugjeron se kërkesa në tregun e banesave mbetet e lartë, ndërsa familjet vijojnë të mbështeten te financimi bankar për blerjen e pronave./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë kredi maj të dhënat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Grupi OTP renditet për herë të parë mes 400 kompanive më të mëdha në botë sipas “Forbes Global 2000”

14:29 - Qershor 29, 2026

Depozitat në maj rriten sërish, si në valutë ashtu edhe në lekë

12:57 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ibrahimaj: Brenda vitit, ligj i ri për investimet strategjike, në shtator prezantojmë reformën e pensioneve

gazetar_114:28 - Qershor 29, 20260

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat bëri një përmbledhje…

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:44 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

11:14 - Qershor 29, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:28 - Qershor 29, 2026

Ibrahimaj: Brenda vitit, ligj i ri për investimet strategjike, në shtator prezantojmë reformën e pensioneve

11:44 - Qershor 29, 2026

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:27 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

Grupi OTP renditet për herë të parë mes 400 kompanive më të mëdha në botë sipas “Forbes Global 2000”

14:29 - Qershor 29, 2026

Ibrahimaj: Brenda vitit, ligj i ri për investimet strategjike, në shtator prezantojmë reformën e pensioneve

14:28 - Qershor 29, 2026

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter