Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë periudhës Janar-Korrik 2024 janë zhdoganuar rreth 366.6 mijë ton karburante. Kjo shifër e cila krahasuar me të njëjtën periudhë të 5 viteve të kaluara konsiderohet rekord. Në rritjen e konsumit të karburanteve ma ndikuar edhe rritja e numrit të turistëve.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë 23.428 ton më shumë karburant i ardhur nga jashtë.
Rritja e konsumit të karburantit ka qenë progresive që nga viti 2020, më pas u vu re një rënie e lehtë e importeve përgjatë krizës së çmimeve, ku nafta dhe benzina arritën deri në 290 lekë/ litër, dhe përsëri ka vijuar rritja.
Po të analizojmë të dhënat progresive mujore, vihet re se gjatë këtij viti muaji korrik regjistron sasinë më të lartë të importeve, në rreth 65.5 mijë ton, dhe po ashtu në raport me muajin Korrik të viteve të mëparshme shifra është më e larta.
Krahasuar me korrikun 2023, janë 6185 ton më shumë të importuara vetëm në një muaj.
