Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026

Kredia e re në maj arriti në 39.9 miliardë lekë, rritja u mbështet nga individët

13:16 - Qershor 29, 2026

Depozitat në maj rriten sërish, si në valutë ashtu edhe në lekë

12:57 - Qershor 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AKEP mbylli 180 domain-e dhe IP në 2025, nga phishing te mashtrimet financiare online

11:04 - Qershor 29, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Gjatë vitit 2025, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare mbylli 180 domain-e dhe adresa IP, të cilat dyshohej se përdoreshin për përmbajtje të dëmshme, të jashtëligjshme apo mashtruese në internet.

Rastet më të shpeshta lidhen me faqe phishing, vjedhje të të dhënave personale, mashtrime financiare, faqe të rreme që imitonin institucione publike, platforma të paligjshme lojërash fati online, transmetime të paautorizuara sportive dhe shërbime të tjera mashtruese.

Sipas raportimit të AKEP, kërkesat kanë ardhur nga autoritete si AKSK, AMA, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Në shumë raste, ndërhyrja e AKEP ka qenë vendimtare për kufizimin e përhapjes së faqeve të rreme apo përmbajtjeve të paligjshme që preknin infrastrukturën publike, bizneset dhe përdoruesit e zakonshëm.

Faqe të rreme dhe mashtrime me emra institucionesh

Një nga fenomenet më shqetësuese gjatë vitit 2025 ka qenë përdorimi i emrave të institucioneve publike ose subjekteve të njohura për të mashtruar qytetarët. AKEP përmend raste të faqeve të rreme që imitonin institucione si Posta Shqiptare, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale ose nxitjen e përdoruesve për të kryer pagesa të rreme.

Këto skema funksionojnë zakonisht përmes linkeve që qarkullojnë në rrjete sociale, SMS, email apo aplikacione komunikimi. Qytetarëve u krijohet përshtypja se po komunikojnë me një institucion apo kompani të besueshme, ndërsa në të vërtetë ridrejtohen drejt faqeve të falsifikuara. Në këtë mënyrë mund të merren të dhëna personale, kredenciale hyrjeje, numra telefoni, të dhëna bankare ose pagesa të pajustifikuara.

Ky lloj rreziku e zhvendos sigurinë kibernetike nga një çështje thjesht teknike në një problem të drejtpërdrejtë për konsumatorin. Për qytetarët, dëmi nuk është vetëm ndërprerja e një shërbimi online, por humbja e të dhënave, ekspozimi financiar dhe rreziku që llogaritë personale të keqpërdoren më tej.

Shqipëria me më shumë incidente kibernetike në 2025

Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Shqipëria u përball me 51 incidente kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit gjatë vitit 2025, ose 20 incidente më shumë se në vitin 2024.

Incidentet më të shpeshta kanë qenë sulmet DDoS, me 16 raste, të cilat synuan të mbingarkonin sistemet dhe të ndërpresin ofrimin e shërbimeve publike apo private. Po ashtu janë evidentuar 9 raste të kompromentimit të aplikacioneve. Sipas sektorëve, numri më i lartë i incidenteve është regjistruar në infrastrukturën digjitale, me 24 raste, e ndjekur nga sektori energjetik me 6 raste dhe sektori i telekomunikacionit me 5 raste.

Po kështu, shqetësues ishte ekspozimi i kredencialeve. Gjatë vitit 2025 u identifikuan 294 raste të rrjedhjes së të dhënave të kredencialeve login në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Kjo do të thotë se emra përdoruesish dhe fjalëkalime mund të kenë dalë jashtë kontrollit të zotëruesve të tyre, duke rritur rrezikun për hyrje të paautorizuar në sisteme dhe platforma digjitale.

AKSK renditi analiza për incidente ndaj Kuvendit të Shqipërisë, sulmin ndaj Bashkisë Tiranë, sulme DDoS ndaj Parlamentit, Portit të Durrësit, Bashkisë Tiranë, bankave dhe infrastrukturave të tjera, si edhe raste të phishing përmes Telegram, WhatsApp apo faqeve jolegjitime që imitojnë subjekte financiare.

Kjo tregon se kërcënimet nuk janë të përqendruara vetëm te institucionet shtetërore apo kompanitë e mëdha. Një pjesë e madhe e rrezikut kalon drejtpërdrejt te përdoruesi i zakonshëm, përmes mesazheve të rreme, faqeve që ngjajnë si zyrtare dhe ofertave mashtruese. Sa më shumë shërbime publike, financiare dhe tregtare kalojnë online, aq më i madh bëhet edhe terreni për abuzim.

Mbyllja e 180 domain-eve dhe adresave IP është një nga treguesit më konkretë të këtij realiteti të ri digjital, ku mbrojtja e rrjeteve, të dhënave dhe qytetarëve po bëhet pjesë qendrore e sigurisë publike./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
akep aksk digjital domain mashtrimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:44 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

gazetar_111:44 - Qershor 29, 20260

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka rishikuar në ulje ritmin e rritjes ekonomike të Shqipërisë për…

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

11:14 - Qershor 29, 2026

AKEP mbylli 180 domain-e dhe IP në 2025, nga phishing te mashtrimet financiare online

11:04 - Qershor 29, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:44 - Qershor 29, 2026

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:27 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:14 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026

Kredia e re në maj arriti në 39.9 miliardë lekë, rritja u mbështet nga individët

13:16 - Qershor 29, 2026

Depozitat në maj rriten sërish, si në valutë ashtu edhe në lekë

12:57 - Qershor 29, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter