Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Cash-i dominon veprimet bankare në Shqipëri, në 3 muajt e parë 2026 qarkulluan mbi 553 miliardë lekë në sportele

14:48 - Qershor 10, 2026

Gonxhja: Më shumë mundësi për të rinjtë përmes Kartës Rinore

14:45 - Qershor 10, 2026

Inflacioni në Kosovë arrin në 6.8% në maj, energjia dhe transporti çojnë çmimet “në qiell”

14:40 - Qershor 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

13:35 - Qershor 10, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një raport i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i dorëzuar në Kuvend dhe i siguruar nga Ekofin.al, nxjerr në pah një fenomen që përsëritet në vitet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare: rritjen e ndjeshme të numrit të vendimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë marrë gjithsej 26,101 vendime për legalizim/moslegalizim, më shumë se dyfishi i nivelit të vitit 2024, kur u regjistruan vetëm 11,167 vendime. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 134% brenda një viti, duke e bërë vitin 2025 periudhën me performancën më të lartë të procesit që nga krijimi i ASHK-së në vitin 2019.

Por ajo që bie në sy është se kjo nuk është hera e parë që procesi përshpejtohet në një vit elektoral. Sipas të dhënave të analizuara nga ekofin.al, edhe në vitin 2021, kur Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, numri i vendimeve arriti në 25,088, duke shënuar një rritje prej gati 20% krahasuar me vitin paraardhës.

Grafiku historik i raportit tregon se dy kulmet më të rëndësishme pas krijimit të ASHK-së përkojnë pikërisht me vitet kur qytetarët janë thirrur në kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare. Në vitin 2021 u regjistrua niveli më i lartë deri atëherë, ndërsa në vitin 2025 ky rekord u thye sërish.

Vetë raporti thekson se viti 2025 ka qenë viti me performancën më të lartë në procesin e legalizimeve. Nga 28,721 kërkesa të trajtuara, për 26,101 raste është marrë vendim përfundimtar, ndërsa për 2,620 raste procesi vijon me vendimmarrje të ndërmjetme.

Në aspektin kumulativ, procesi i legalizimeve ka arritur në fund të vitit 2025 në 291,114 vendime të marra gjithsej që nga nisja e tij në vitin 2006. Vetëm gjatë vitit të kaluar këtij stoku iu shtuan mbi 26 mijë vendime të reja, ritmi më i lartë i regjistruar në gjashtë vitet e fundit.

Raporti evidenton gjithashtu se aktualisht në sistem rezultojnë rreth 130 mijë vetëdeklarime të patrajtuara, çka tregon se procesi mbetet ende larg përfundimit. Sipas ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, legalizimi i ndërtimeve pa leje duhet të mbyllet deri në vitin 2028.

Megjithëse raporti nuk vendos lidhje mes ecurisë së procesit dhe kalendarit politik, përputhja e rritjeve më të forta të legalizimeve me vitet zgjedhore 2021 dhe 2025 ngre pikëpyetje mbi ndikimin që mund të ketë dinamika elektorale në ritmet e përpunimit të dosjeve të legalizimit. Për mijëra familje, legalizimi mbetet një nga çështjet më të ndjeshme të pronësisë, ndërsa për politikën vazhdon të jetë një temë me peshë të konsiderueshme elektorale. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
2025 ASHK legalizimeve raporti rritje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gonxhja: Më shumë mundësi për të rinjtë përmes Kartës Rinore

14:45 - Qershor 10, 2026

Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit, AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar

12:04 - Qershor 10, 2026

Karburantet ulen sërish, nafta dhe benzina më të lira me 2 lekë për litër

11:58 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

gazetar_113:35 - Qershor 10, 20260

Një raport i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i dorëzuar në Kuvend dhe i siguruar…

Karburantet ulen sërish, nafta dhe benzina më të lira me 2 lekë për litër

11:58 - Qershor 10, 2026

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 90 mijë lekë, rritet me 9.6% në tremujorin e parë të 2026

11:11 - Qershor 10, 2026

Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik

11:06 - Qershor 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:35 - Qershor 10, 2026

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

11:58 - Qershor 10, 2026

Karburantet ulen sërish, nafta dhe benzina më të lira me 2 lekë për litër

11:11 - Qershor 10, 2026

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 90 mijë lekë, rritet me 9.6% në tremujorin e parë të 2026

Cash-i dominon veprimet bankare në Shqipëri, në 3 muajt e parë 2026 qarkulluan mbi 553 miliardë lekë në sportele

14:48 - Qershor 10, 2026

Gonxhja: Më shumë mundësi për të rinjtë përmes Kartës Rinore

14:45 - Qershor 10, 2026

Inflacioni në Kosovë arrin në 6.8% në maj, energjia dhe transporti çojnë çmimet “në qiell”

14:40 - Qershor 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter