Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. Deri tani flitet për 3 viktima dhe 17 të infektuar.
Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.
Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehati e përgjithshme, etj.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino, në një njoftim për mediat, bëri të ditur se situata është nën kontroll dhe se janë marrë masa nga bashkitë për dezinsektimin e zonave.
“Kjo verë ka qenë me pak infeksione, ka pasur rritje të rasteve me Covid edhe të shfaqjes së Etheve të Nilit. Për Evropën kjo verë është e mbushur me disa lloje infeksionesh. Kjo lidhet me lëvizjet e njerëzve. Kemi pasur shpërthim në 2011, 2017 dhe 2018, kemi 17 raste, një banues në Lushnjë, 19 raste të mundshme, të prekurit kanë jo vetëm shenja klinike dhe ekzaminim serologjik, janë kryer testime 84% gjatë korrikut, janë 64 raste të dyshuara. Ethet e Nilit qarkullojnë tek zogjtë por prekin kuajt. Janë 3 raste vdekje, ethet janë sëmundje që kalon letshëm tek personat e rinj, pas moshës 60 vjeç apo tek persona që kanë dëmtime të imunitetit shfaqen format me prekje të sistemit nervor. Kemi komunikuar me bashkitë për dezinsektimin e zonës”, tha Bino.
Edhe Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik konfirmon rastet, ndërsa thotë se kemi të bëjmë me përhapjen e virusit në të gjithë Europën.
”Qendra Spitalore po vlerëson situatën. Nuk jemi i vetmi vend i shkëputur sa i takon Nilit. Në Europë janë konfirmuar. Kemi Francën, Italinë, Greqinë e Serbinë që konfirmojë rastet”, tha ajo.
