Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Amnistia Fiskale” krijon pabarazi, vret biznesin që vepron sipas rregullave

23:15 - Maj 16, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Suela Koçibellinj

Në vitin 2015 kisha një ëndërr që quhej Vizion Social Business. Ëndërr që e vranë që në muajt e parë. Ja t’ju tregoj pak…

Asokohe të flisje për “sipërmarrje sociale” ishte gjuhë e huaj, por një vajzë e re guxoi. Themeloi një biznes që do vepronte me qëllimin për të kontribuar në fuqizimin e grave dhe vajzave përmes punësimit dhe aftësimit të tyre. Dhe si hap i parë arriti të kishte një partneritet me një biznes në Gjermani, shtet i BE-së, sepse vajza besonte që standardi Europian duhej futur në Shqipëri.

Ideja e biznesit ishte mbi tregtimin me peshë (kg) të veshjeve stok nga Gjermania në Shqipëri, si edhe riciklimin e tyre. Por termi “veshje stok” dhe “riciklim” gjithashtu ishin gjë e çuditshme për vitin 2015.

Kur bëhej fjalë për kilogram gjithmonë flitej vetëm për veshje të përdorura me një çmim 80 cent/kg.

Për shpjegim: “veshjet stok” shiten me kilogram në BE, por ndryshon vetëm çmimi që është shumë më i lartë për kg.

Veshja stok janë ato veshje që janë me defekte, ose u ka kaluar sezoni dhe kompanitë i nxjerrin me shumicë për qarkullim, sepse nuk duan t’i shesin vetë.

Kështu vajza bëri blerjen e parë dhe të dytë nga partneri në shtetin Gjerman, dhe gjithçka funksionoi sipas procedurave doganore në vendin tonë: deklarim në kilogram me çmim fature nga shteti Gjerman.

Tashmë ishin punësuar mbi 10 gra e vajza, edhe pse ishin vetëm 4-5 muaj e parë të biznesit.

Por në transportin e tretë, ngarkesa me veshje stok u bllokua në doganën Bllatë.

Grupi i antikontrabandës kundërshtoi Dokumentet doganore me kilogram nga shteti i BE-së, dhe i klasifikoi veshjet si të ishin të blera me copë, me çmim reference sipas Kodit doganor, i cili asokohe nuk kishte asnjë numër që përkonte me “veshje stok me kilogram” por vetëm “veshje të përdorura me kilogram” dhe çmimin përkatës minimal të referencës.

Helbete asokohe askush nuk kishte filluar të merrej me përshtatje me kodet doganore të BE-së.

E kështu thjesht vendosën që të mos njohin më faturën origjinale nga shteti i BE-së, as praktikat e mëparshme, as konceptin e veshjeve stok me kilogram, as faktin që nuk e kishin informuar më përpara biznesin e ri për këtë mangësi të kodit doganor (megjithese kodi njihte veshje me kilogram!) as faktin që ky biznes kishte më pak se pak muaj në jetë, as misionin e këtij biznesi, mor’po asgjë.

Dhe urdhëruan riklasifikim të produkteve e bënë numërimin e tyre copë më copë (aq sa edhe një palë çorape i llogaritën si dy për efekt detyrimi doganor!).

Në përfundim vendosën një vlerë arbitrare të “Detyrimit të shmangur/munguar” (kjo e fundit sipas interpretimit abuziv që deshën pa e bënë) dhe meqë maksimumi i gjobës ishte 3-fishi i “Detyrimit të shmangur”, aq e vunë fiks.

Për shpjegim; unë nuk pranova të jepja lekë nën dorë, edhe pse më dolën borxhit e më thanë ca aty. Kokëderre.

Moment krize për mua dhe biznesin. Gratë dhe vajzat tashmë ia kishin marrë dorën punës. Ato ishin qëllimi i misionit të biznesit. Vetëm 6 muaj biznes, gjobë marramendëse!

Sigurisht pa njerëz “të fortë” me lekun letër pranë, u detyrova të mar kredi e borxhe ndër miq të afërt.

Pagova në kohë “detyrimin e munguar/shmangur dhe gjobën” për të qenë korrekt me shtetin dhe vazhdova kalvarin e rrugës gjyqësore e cila kur bëhet fjalë për doganën, nuk rezulton ta ketë fituar dikush!

Kalvar që zgjati deri në dhjetor 2025, kur edhe pse e kundërshtova në Apel, sërish në spërdredhje fjalësh e pa pasur shansin të shpjegoj “mangësinë e doganës”, përballë përbindëshit Doganë, unë e humba gjyqin.

Por borxhin vazhdoj ta paguaj akoma!

Ligji 86/2025 krijon pabarazi dhe cënon besimin!

Biznesi që bashkëpunoi me shtetin, pagoi menjëherë, respektoi ligjin dhe mbajti barrën financiare për vite me radhë është i pavlerë përballë atij që nuk pagoi.

Ndërkohë që do falen detyrimet dhe gjobat doganore për të gjitha bizneset që zgjodhën të moszbatojnë ligjin, gjetën miq dhe bënë dallavere si e si të abuzonin!

Kjo cenon besimin legjitim dhe barazinë konkurruese.

Ma bëni hallall të gjithë ju që e lexuat, por më besoni që kaq është shumë pak në raport me çfarë vërtet është përjetuar.

Ligji nuk mund të krijojë pabarazi!

Ekofin Media
Ekofin Media
biznesi doganore falja e detyrimeve gjermania pabarazia Vizion social business
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

Shoqëria Evropiane, çfarë do të sjellë forma e re për kompanitë shqiptare

08:07 - Korrik 17, 2026

Punë ka, por mungojnë punëtorët: Pse rritja e pagave nuk po e zgjidh krizën e tregut të punës

12:52 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

gazetar_212:47 - Korrik 21, 20260

Shqipëria po përgatitet të miratojë një ligj krejtësisht të ri për Regjistrin e Pronarëve Përfitues,…

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:41 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter