Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të Aktit Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 87/2025 ‘Për Buxhetin e vitit 2026’” në Komisionin e Ligjeve, bëri të ditur se njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë mbledhur 28,5 miliardë lekë të ardhura të veta tatimore në periudhën janar–maj 2026.

“Krahasuar me pesëmujorin e vitit të kaluar, bashkitë kanë mbledhur 13,5 miliardë lekë më shumë ose 90% rritje”, deklaroi Malaj.

Sipas tij, rritja më e lartë i dedikohet taksave lokale. “Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë rritur me 10,8 miliardë lekë, kryesisht në Bashkinë Tiranë dhe bashkitë bregdetare, si ajo e Himarës, ku ka ndërtime të reja në zhvillim”, u shpreh ministri.

Malaj theksoi se edhe mbledhja e taksës së pasurisë ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. “Për pesë muajt e parë të vitit 2026 janë realizuar 784 milionë lekë më shumë nga kjo taksë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, tha ai.

Në kuadër të rishikimit të buxhetit të vitit 2026, qeveria ka propozuar rritjen me 14 miliardë lekë të të ardhurave të parashikuara për pushtetin vendor, bazuar në performancën e arkëtimeve gjatë pjesës së parë të vitit. Ndërkohë, shpenzimet vendore parashikohet të rriten me 14,2 miliardë lekë.

Duke folur për performancën e përgjithshme të financave publike, ministri bëri të ditur se të ardhurat buxhetore në pesë muajt e parë të vitit arritën në 341 miliardë lekë, duke realizuar 105,3% të planit të periudhës.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat e përgjithshme u rritën me 34,8 miliardë lekë ose 11,4% më shumë”, tha Malaj.

Sipas tij, parashikimi vjetor i të ardhurave të përgjithshme është rishikuar në 843,1 miliardë lekë, ose 20,1 miliardë lekë më shumë se buxheti fillestar.

“Ndryshimet e propozuara në Aktin Normativ financohen brenda hapësirës fiskale të krijuar nga rritja e të ardhurave buxhetore. Ato nuk ndryshojnë nivelin e deficitit buxhetor, ruajnë trajektoren rënëse të borxhit publik dhe garantojnë vijimin e konsolidimit fiskal”, deklaroi ministri Malaj.

Ekofin Media
Ekofin Media
bregdet Ministri i financave petrit malaj Tiranë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter