Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Meta nën presion nga BE: Dështon të ndalë fëmijët nën 13 vjeç në Facebook dhe Instagram

10:58 - Prill 30, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioni Europian ka nxjerrë një konstatim paraprak kundër Meta-s, duke e akuzuar se nuk ka arritur të parandalojë përdorimin e Instagram-it dhe Facebook-ut nga fëmijët nën 13 vjeç. Komisioni tha se gjetjet tregojnë se sistemet e gjigantit amerikan të teknologjisë bien ndesh me Digital Services Act (DSA).

Kushtet e përdorimit të Meta-s përcaktojnë moshën minimale 13 vjeç për të dyja platformat, por Komisioni thekson se masat për verifikimin e moshës janë kryesisht joefektive. Fëmijët mund të regjistrohen duke vendosur një datëlindje të rreme, pa asnjë mekanizëm për të verifikuar saktësinë e saj.

Sipas Komisionit, rreth 10–12% e fëmijëve nën 13 vjeç përdorin Instagram dhe Facebook, në kundërshtim me vlerësimet e brendshme të Meta-s. Gjithashtu, u konstatua se kompania “ka shpërfillur prova shkencore të disponueshme”, të cilat tregojnë se fëmijët më të vegjël janë veçanërisht të ekspozuar ndaj rreziqeve nga shërbime si Facebook dhe Instagram.

Meta deklaroi për Euronews se nuk pajtohet me këto gjetje paraprake. “Ne kemi qenë të qartë se Instagram dhe Facebook janë të destinuara për persona mbi 13 vjeç dhe kemi masa për të identifikuar dhe hequr llogaritë e përdoruesve nën këtë moshë,” tha një zëdhënës i kompanisë, duke shtuar se Meta vijon të investojë në teknologji për të zbuluar dhe larguar përdoruesit nën moshë. Sipas tij, kompania do të prezantojë javën e ardhshme “masa shtesë që do të hyjnë së shpejti në zbatim”.

Zëdhënësi theksoi se verifikimi i moshës është një sfidë për të gjithë industrinë dhe kërkon një zgjidhje të përbashkët, duke shtuar se Meta do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me Komisionin Evropian për këtë çështje.

Sfida e verifikimit të moshës

Gjetjet vijnë në një kohë kur disa shtete të BE-së po diskutojnë plane për ndalime të përgjithshme të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Megjithatë, metodat e verifikimit të moshës mbeten një pikë kyçe debati.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në prill se një aplikacion i ri për verifikimin e moshës është teknikisht gati dhe do të vihet së shpejti në dispozicion, pa specifikuar një datë konkrete. Më 15 prill, ajo u tha platformave sociale se “nuk ka më justifikime” për mosmbrojtjen e fëmijëve në internet dhe njoftoi se aplikacioni i BE-së për verifikimin e moshës është gati për t’u lançuar.

Rregullatorët kërkojnë që Meta të rishikojë metodologjinë e vlerësimit të rrezikut dhe të forcojë ndjeshëm masat për të parandaluar, zbuluar dhe hequr përdoruesit nën moshë nga të dyja platformat.

Çfarë pritet më tej?

Meta tashmë ka të drejtën të shqyrtojë dosjet e hetimit të Komisionit dhe të përgjigjet me shkrim ndaj gjetjeve. Nëse konkluzionet e Komisionit konfirmohen përfundimisht, ai mund të marrë një vendim formal për mosrespektim dhe të vendosë një gjobë deri në 6% të të ardhurave vjetore globale të Meta-s, që mund të arrijë në miliarda euro./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
be facebook fëmijët meta mosha rreziku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Ngadalësohet rritja e çmimit të karburanteve në vendet e Bashkimit Evropian në qershor

12:21 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter