INSTAT ka bërë të ditur se fluksi i turistëve u rritën edhe gjatë muajit qershor. Të dhënat flasin se gjatë muajit që lamë pas hynë në vendin tonë 1.2 milionë persona, me një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Nëse do ti referohemi të dhënave si 6-mujor, INSTAT evidenton se në Shqipëri kanë hyrë 4.5 milionë të huaj nga 3.3 milionë që u regjistruan në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është 34 %.
Nëse do të marrim në konsideratë flukset e dy viteve të fundit, ritmi i rritjes për hyrjen e shtetasve të huaj gjatë këtij qershori është më i ngadalësuar gjatë muajit qershor. Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin se gjatë muajve të pranverës pati një rritje të ndjeshme, pasi ka një interes të shtuar për turizmin kulturor, malorë dhe atë historik. Kjo do të thotë se ka një trend të ndryshimit të turizmit në vendin tonë.
