Duke qenë se janë shtuar personat të cilët mashtrojnë duke u prezantuar si inspektorë tatimorë, Administrata Tatimore kërkon rritje të vëmendjes sidomos në këtë periudhë duke qenë se përkon me pikun e sezonit turistik.
Në njoftim kërkohet që tatimpaguesit të tregojnë kujdes dhe të denoncojnë çdo rast të dyshimtë.
Punonjësit që ushtrojnë detyrat funksionale kanë disa elementë identifikues, siç është badge, udhri i punës dhe uniforma dalluese.
Njoftimi i plotë:
“Punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet dalluese si më poshtë:
-Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
-Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse
-Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.
Ju inkurajojmë të mos hezitoni për të denoncuar çdo përballje me persona të dyshimtë, që nuk disponojnë elementet e mësipërm, në kanalet zyrtare të komunikimit të Administratës Tatimore si më poshtë:
