Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Karakaçi: Rrisim kapacitet e transmetimit, më shumë investime në rrjetin e shpërndarjes

15:51 - Mars 27, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Deri në vitin 2030 synohet që Shqipëria të mos varet më nga importi i energjisë dhe të krijojë kështu një sovranitet energjetik. Kështu është shprehur Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi në Konferencën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, teksa theksoi ndër të tjera se po punohet me ndërkombëtarët që të krijojmë një fond financimi dhe eficience energjie.

“Cili është objektivi jonë? Është shumë i qartë. Shqipëria nga një vend i varur nga importet, të kthehet brenda vitit 2030 në një vend eksportues dhe që të kemi mundësi të kemi sovranitet energjetik. Një tjetër element i rëndësishëm është eficienca e energjisë, patjetër kemi patur programe për mbështetjen e eficiencës së energjisë, por mendoj se këtu është vendi që mund të bëjmë përsëri më shumë. Nuk ja kemi dalë aq sa duhet të kemi një fond eficience të energjisë dhe për këtë jemi duke punuar shumë seriozisht me një nga financuesit ndërkombëtarë që të krijojmë një fond financimi dhe një fond eficience energjie që të kemi mundësi që të kemi programe të vazhdueshme për eficiencën e energjisë”, u shpreh Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shqipëria është e fokusuar në fuqizimin e rrjeteve dhe lidhjeve ndërkombëtare. Investimi në linjat ekzistuese, projektet e reja të interkonjeksionit dhe planet për ndërlidhjen me tregjet evropiane janë hapa strategjikë për të kthyer Shqipërinë në një nyje strategjike të transmetimit të energjisë në rajon u shpreh Karakaçi.

“Sot rreth 10% e prodhimit vendas vjen nga energjia diellore, duke krijuar kështu një pol të ri energjetik dhe duke ulur ndjeshëm varësinë nga kushtet klimatike. Por transformimi duhet të themi nuk ndalet vetëm te prodhimi, ngjarjet e fundit në Evropë kujtojnë që siguria energjetike nuk është e lidhur vetëm me prodhimin, por edhe me transmetimin. Kudo në Evropë sot flitet për transmetimin, kudo në Evropë sot flitet për kapacitetet. Në fund të ditës, nëse duam të ndërtojmë kapacitete të reja gjeneruese është e rëndësishme që të ndërtojmë edhe kapacitete transmetuese”, tha Karakaçi.

Sipas tij, Shqipëria ka përjetuar një transformim energjetik në 5 vitet e fundit. Përmes reformave të thella është krijuar një sistem i qëndrueshëm, janë forcuar institucionet dhe modernizuar prodhimi.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Enea Karakaçi energjia importi varesia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter