Të dhënat e INSTAT për tregun e punës tregojnë se kemi një rënie të personave të vetëpunësuar krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2023 numërohen 393,603 persona të vetëpunësuar, nga rreth 408 mijë në vitin 2022.
Për grupmoshën 15 vjeç e lart, 49.0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29.7% janë të vetë-punësuar dhe 21.3% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Nëse shikojmë tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1.4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
