Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kastrati Group dhe Save the Children bashkëpunojnë për të mbështetur dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve

13:54 - Shkurt 19, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Partneriteti, që do të zbatohet gjatë periudhës 19 shkurt 2026 – 19 shkurt 2027, do të përfshijë një sërë nismash të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, edukimit, mjedisit, ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjes sociale

Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të konsoliduara të biznesit në Shqipëri, dhe Save the Children in Albania, një organizatë udhëheqëse globale për të drejtat e fëmijëve, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi njëvjeçar që synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve në nevojë, të mbështesë përfshirjen sociale dhe të promovojë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë në Shqipëri.

Partneriteti, që do të zbatohet gjatë periudhës 19 shkurt 2026 – 19 shkurt 2027, do të përfshijë një sërë nismash të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, edukimit, mjedisit, ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjes sociale, duke përfshirë aktivisht disa nga kompanitë kryesore të Kastrati Group, si Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe kompania e sigurimeve ALBSIG.

“Për Kastrati Group, zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet vetëm me sukses ekonomik, por edhe me ndikimin pozitiv që ne arrijmë të kemi tek komunitetet ku operojmë. Fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi dhe mbrojtja e të drejtave të tyre është një detyrim moral dhe shoqëror për të gjithë ne. Ky partneritet me Save the Children është një hap konkret drejt këtij qëllimi,” – u shpreh Ornela Bego, përfaqësuese e Kastrati Group.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Save the Children në Shqipëri, Anila Meço, theksoi: “Partneriteti me sektorin privat është thelbësor për të arritur ndryshime të qëndrueshme në jetën e fëmijëve. Bashkëpunimi me Kastrati Group na jep mundësinë të zgjerojmë ndikimin tonë dhe të ofrojmë më shumë mbështetje për fëmijët më në nevojë në Shqipëri, duke i ofruar atyre mundësinë për një jetë më të mirë.”

Një vit plot nisma për të ardhmen e fëmijëve

Gjatë periudhës së zbatimit të Memorandumit, Palët do të organizojnë një kalendar të gjerë aktivitetesh që përfshin: Fushata publike për të drejtat e fëmijëve dhe ndërgjegjësimin mbi çështje sociale; Mbështetje për programe arsimore dhe aktivitete për fëmijët në komunitete vulnerabël; Projekte të dedikuara për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre; Evente të përbashkëta në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve dhe data të tjera të rëndësishme.

Ky Memorandum nuk është vetëm një marrëveshje bashkëpunimi – është një premtim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e Shqipërisë.

Ekofin Media
Ekofin Media
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” albsig kastrati group Ornela Bego partneriteti Save the Children in Albania
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

gazetar_210:08 - Korrik 22, 20260

Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një…

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter