Rezultatet e Censit 2023 treguan se kemi një rënie të numrit të banorëve me 400 mijë persona, por nga ana tjetër u pa që stoku i banesave u rrit me 400 mijë. Rreth 40 % e banesave në pallate në vend janë bosh.
Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.
Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.
Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 përqind.
Sipërfaqja e përdorur për banim përfshin hapësirën e dobishme, duke përjashtuar korridoret, tualetet, holle/paradhoma, ballkone dhe dhoma shërbimi. Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese.
