Ligji për tatimin e profesioneve të lira është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja vlerësoi se norma e tatimit prej 15% nuk është proporcionale. Në dhënien e vendimit para mediave, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj, ka theksuar se pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar ankimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshme normën e tatueshme 15% për profesionet e lira.
Pra ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të takohen 23%.

