Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Investime, inovacion dhe partneritet: Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë lidhjet ekonomike

17:00 - Shkurt 5, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni, i mbajtur në Tiranë, shërbeu si një platformë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, drejtues biznesi dhe investitorë nga Shqipëria dhe Sllovenia.

Moment i rëndësishëm i forumit ishte dhe nenshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes AIDA dhe Spirit Slovenia, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacioneve, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe rritjes së investimeve në vendet respektive.

Në fjalën e saj hapëse, Drejtorja e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Laura Saro, prezantoi panoramën e mundësive që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, duke theksuar rolin e AIDA-s si partnere strategjike në çdo fazë të procesit të investimit. Ajo nënvizoi se Shqipëria ofron trajtim të barabartë për investitorët vendas dhe të huaj, procedura të njëjta dhe shërbime të digjitalizuara, duke e bërë procesin e investimit të thjeshtë dhe transparent. “Ne nuk i shohim investitorët si vizitorë, por si partnerë afatgjatë. Jemi këtu për t’ju ndihmuar të gjeni partnerët e duhur, të orientoheni drejt prioriteteve të ekonomisë shqiptare dhe të ktheni interesin tuaj në projekte konkrete,” u shpreh Saro, duke shtuar se profili i larmishëm i ekonomisë shqiptare u lejon investitorëve të gjejnë modele bashkëpunimi të përshtatura sipas interesave të tyre.

Ndërsa Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, ftoi bizneset sllovene të shohin Shqipërinë si një destinacion serioz dhe të besueshëm për investime. Ai vuri në dukje se ekonomia shqiptare ndodhet në një moment kyç zhvillimi, me stabilitet makroekonomik në rritje, normë inflacioni më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian dhe papunësi në nivelin më të ulët historik. Sipas Musabelliut, në tre deri në pesë vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare do të pësojë një transformim të thellë si rezultat i procesit të integrimit europian, duke e bërë klimën e biznesit plotësisht të përputhshme me standardet e BE-së. “Ky është një sinjal i fortë për investitorët që kërkojnë stabilitet, rregulla të qarta dhe perspektivë afatgjatë,” theksoi ai.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe komunitetit të biznesit slloven theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe shprehën gatishmërinë për të ndarë eksperiencën e tyre nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, veçanërisht në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik. Një vëmendje e veçantë gjatë forumit iu kushtua edhe rolit të Inteligjencës Artificiale, si një fushë me potencial të lartë për projekte të përbashkëta dhe inovacion në të ardhmen.

Ekofin Media
Ekofin Media
aida forumi i biznesit investime strategjike laura saro slloveni
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset garojnë për vëmendjen online – Shqipëria, mbi 7 mijë reklama aktive në Meta

16:07 - Qershor 16, 2026

Indeksi, Shqipëria me ekosistem startup 606 milionë dollarë, por gjithçka e përqendruar në Tiranë

06:55 - Qershor 14, 2026

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

gazetar_206:04 - Qershor 17, 20260

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur gjatë vitit 2025 katër procedime disiplinore ndaj prokurorëve,…

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026

Regjistër elektronik për emetimet e karbonit, qeveria rishikon VKM-në për klimën

16:55 - Qershor 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:02 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

05:56 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter