Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Votuesit zviceranë refuzojnë kufirin prej 10 milionë banorësh në referendum

18:57 - Qershor 14, 2026

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Synon postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme

18:06 - Qershor 14, 2026

ChatGPT tani mund të bëjë blerje për ju pas marrëveshjes me gjigantin e pagesave Visa

16:46 - Qershor 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Indeksi, Shqipëria me ekosistem startup 606 milionë dollarë, por gjithçka e përqendruar në Tiranë

06:55 - Qershor 14, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërsa qendrat tradicionale të teknologjisë në Evropë po humbasin ritëm, Ballkani po shfaqet gjithnjë e më shumë si një rajon në ngjitje për startup-et dhe ekonominë digjitale. Raporti “Global Startup Ecosystem Index 2026” tregon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë mes vendeve me rritjen më të shpejtë të ekosistemeve startup në Evropë, në një kohë kur kontinenti në tërësi po ngadalësohet.

Sipas raportit, rritja mesatare e ekosistemeve startup në Evropë ishte vetëm 7.3% në vitin 2026, nën mesataren globale prej 10.3%. Disa nga qendrat më të mëdha europiane të teknologjisë, si Parisi dhe Berlini, madje regjistruan tkurrje. Parisi shënoi rënie prej 3.2%, ndërsa Berlini 2.6%.

Në këtë panoramë, Shqipëria rezulton një nga surprizat e rajonit. Vendi u ngjit me 8 vende në renditjen globale, duke arritur në vendin e 75-të në botë dhe duke regjistruar rritje vjetore të ekosistemit prej 71.1%, e katërta më e lartë në Evropë dhe e treta më e lartë globalisht për nga dinamika e përmirësimit.

Megjithatë, raporti tregon se rritja e shpejtë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekosistemi shqiptar është më i madh apo më i konsoliduar se fqinjët. Maqedonia e Veriut renditet më lart, në vendin e 70-të globalisht, me një rritje edhe më të fortë prej 75%, më e larta në Evropën Jugore.

Edhe diferenca ekonomike mes dy ekosistemeve mbetet e ndjeshme. Ekosistemi startup i Maqedonisë së Veriut vlerësohet në 869.8 milionë dollarë, ndërsa ai i Shqipërisë në 606.4 milionë dollarë. Kjo sugjeron se Shqipëria po rritet me ritme të shpejta, por ende po ndërton bazën ekonomike dhe financiare të sektorit.

Nga ana tjetër, Kosova mbetet dukshëm më pas në madhësi ekonomike, megjithëse po shfaq ritme të forta zhvillimi. Ajo renditet në vendin e 98-të globalisht, me një rritje prej 46% të ekosistemit startup. Vlera totale e ekosistemit kosovar llogaritet vetëm 30.4 milionë dollarë, rreth 20 herë më e vogël se ajo e Shqipërisë dhe gati 29 herë më e vogël se ajo e Maqedonisë së Veriut.

Raporti tregon se zhvillimi i startup-eve në Ballkan mbetet shumë i përqendruar në kryeqytete. Në Shqipëri, Tirana është i vetmi qytet i renditur globalisht dhe përfaqëson 100% të aktivitetit startup të vendit. Kryeqyteti shqiptar u ngjit me 17 vende, duke arritur në vendin e 450-të në botë, me një rritje prej 40.5%.

Edhe Shkupi dhe Prishtina dominojnë plotësisht ekosistemet respektive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Shkupi realizoi një nga ngjitjet më të forta në rajon, duke u rritur me 95 vende dhe duke hyrë për herë të parë në top 500 global, në vendin e 457-të, me rritje prej 88.5%.

Prishtina u ngjit me 33 vende dhe arriti në vendin e 824-t globalisht, me rritje prej 44%.

Përtej shifrave të teknologjisë, raporti pasqyron edhe një realitet ekonomik e social të rajonit. Vendet e Ballkanit po tërheqin startup-e dhe investime jo vetëm për shkak të inovacionit, por edhe sepse ofrojnë kosto më të ulëta pune, fuqi punëtore të re dhe fleksibilitet më të madh operacional krahasuar me Evropën Perëndimore.

Në të gjitha profilet e vendeve të Ballkanit, raporti përsërit të njëjtin problem strukturor: aktiviteti ekonomik dhe inovacioni janë të përqendruara pothuajse vetëm në kryeqytete, ndërsa qytetet e tjera mbeten jashtë zhvillimit teknologjik.

Për Shqipërinë, raporti thekson se krijimi i qendrave të reja të startup-eve jashtë Tiranës mbetet një prioritet kyç. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Maqedoninë e Veriut, ku startup-et janë të përqendruara në Shkup.

Ndërkohë, Kosova paraqitet si një ekosistem më i vogël, por me profil më ndërkombëtar. Raporti evidenton rolin e diasporës, bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe zhvillimit të shërbimeve digjitale dhe outsourcing-ut si motorë të rritjes së startup-eve kosovare.

Në fund, raporti sugjeron se Ballkani po hyn gradualisht në hartën evropiane të teknologjisë dhe inovacionit, por se rritja e shpejtë aktuale lidhet ende më shumë me potencialin dhe kostot konkurruese sesa me një treg të madh kapitali apo një industri të konsoliduar teknologjike. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
kosova Maqedonia e Veriut shkupi start-up teknologjike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Jo vetëm SPAK, edhe prokuroritë e rretheve rritën përgjimet në 2025 për gjurmimin e veprave penale

07:05 - Qershor 14, 2026

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

13:24 - Qershor 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Jo vetëm SPAK, edhe prokuroritë e rretheve rritën përgjimet në 2025 për gjurmimin e veprave penale

gazetar_207:05 - Qershor 14, 20260

Lufta kundër kriminalitetit kompleks po kërkon gjithnjë e më shumë hetime që shkojnë përtej metodave…

Indeksi, Shqipëria me ekosistem startup 606 milionë dollarë, por gjithçka e përqendruar në Tiranë

06:55 - Qershor 14, 2026

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

13:24 - Qershor 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:05 - Qershor 14, 2026

Jo vetëm SPAK, edhe prokuroritë e rretheve rritën përgjimet në 2025 për gjurmimin e veprave penale

06:55 - Qershor 14, 2026

Indeksi, Shqipëria me ekosistem startup 606 milionë dollarë, por gjithçka e përqendruar në Tiranë

13:57 - Qershor 13, 2026

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

Votuesit zviceranë refuzojnë kufirin prej 10 milionë banorësh në referendum

18:57 - Qershor 14, 2026

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Synon postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme

18:06 - Qershor 14, 2026

ChatGPT tani mund të bëjë blerje për ju pas marrëveshjes me gjigantin e pagesave Visa

16:46 - Qershor 14, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter