Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Mali” me dosje, mbi 141 mijë çështje presin të shqyrtohen në gjykata, gati gjysma në apel

08:25 - Dhjetor 11, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Inside Story në një kërkesë ndaj KLGJ ka mësuar numrin e saktë të dosjeve që momentalisht janë peng i gjykatave për arsye nga më të ndryshmet.

Siç shihet qartë nga tabela, institucionet më problemet më të mëdha janë ato të Apelit. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rreth 45 mijë e 300 dosje të pagjykuara, ndërsa Apeli i Tiranës ka rreth 24 mijë e 400 dosje. Pra, vetëm në gjykatat e apelit janë afro 70 mijë çështje. Një numër tmerrësisht i lartë që tregon qartë se sa shumë probleme kanë qytetarët shqiptarë për të marrë drejtësi në kohën e duhur.

“Është një problematik tashmë e njohur, pjesa e stokut të dosjeve në gjykatat e apelit, qoftë të përgjithshëm, qoftë administrative. Numri i dosjeve stok pretendohet të jetë numër i konsiderueshëm, 40-50 mijë dosje, të papërballueshme nga trupa që funksionon në apel”, u shpreh, Elis Dine, Kryetar i Gjykatës së Elbasanit.

“Do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimet e drejtësisë, nuk zgjidhen çështjet civile, familjare, pronësisë, pronësi dhe penale kjo është thelbësore. U mbyllën gjykata e rrethit, që ishin krijuar që në themelimin e shtetit shqiptar. U mbyllën gjykatat e apelit ke vetëm Tiranën, qytetarët duhet të presin me vite me javë për një proces gjyqësor dhe nuk e zhvillojnë”, u shpreh ish-prokuror Besnik Muci.

“Në çështjet penale nëse bëjmë një krahasim në juridiksionin e përgjithshëm, ngecin në apel, pasi gjyqtarët atje marrin dosje nga e gjithë Shqipëria nga Shkodra-Tropoja e Saranda. Kjo shkakton më pas kolaps”, u shpreh avokati Redi Ramaj.

“Shkrirja e gjykatave të Apelit, pasi kishte gjykata apelit efiçente si Gjykata e Shkodrës, Korçës, Vlorës dhe shkrirja e këtyre gjykatave të gjitha në Tiranë”, u shpreh Redi Ramaj.

Duke bërë një kalkulim të thjeshtë të të dhënave të ofruara nga KLGJ, kuptojmë se momentalisht përveç institucioneve të posaçme, pra GJKKO-s dhe Apelit të Posaçëm, që kanë shifra optimiste për dosjet që po shqyrtojmë, institucionet e tjera kanë probleme të theksuara.

Nuk mund të anashkalohet fakti që në Gjykatën e Lartë momentalisht ka rreth 17 mijë e 700 dosje që janë në pritje të vendimeve. Po ashtu shqetësuese situata dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës me rreth 19 mijë dosje që presin vendimmarrje.

Referuar informacionit nga KLGJ, momentalisht në Shqipëri janë 141 228 dosje të cilat presin të shqyrtohen nga gjykatat shqiptare në të gjitha nivelet.

Nëse për specialistët e fushës, harta e re gjyqësore dhe shkrirja e gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë ka sjellë pasoja negative duke rritur stokun e dosjeve, KLGJ në fakt argumenton ndryshe.

Harta e re gjyqësore është miratuar pas një studimi të thelluar e të hollësishëm të gjykatave në vend dhe është ndërtuar mbi parimin e rritjes së efikasitetit, unifikimit të praktikës gjyqësore dhe përdorimit më racional dhe optimal të burimeve njerëzore, veçanërisht pas procesit të rivlerësimit kalimtar.

Numri i çështjeve të mbartura në sistemin gjyqësor në datën 1 janar 2025 rezulton 137 mijë, ose 2,467 çështje më pak krahasuar me një vit më parë./ Top Channel

Ekofin Media
Ekofin Media
besnik muci ceshtje gjyqesore Elis Dine gjkko klgj stoku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter