Këshilli bashkiak i Valencias ka propozuar një ide për instalim panelesh fotovoltaike në varreza. Në qytetin spanjoll regjistrohen plot 300 ditë me diell në vit dhe objektivi është transformimi i tij në termocentralin më të madh urban diellor.
Sipas këshillit të qeverisjes vendore të Valencias, qëllimi është ndërtimi i termocentralit më të madh urban diellor në Spanjë me një buxhet prej më shumë se 3 milion eurosh. Si pjesë e projektit “Requiem in Power” – RIP, panele diellore do të instalohen në çatitë e pesë varrezave komunale të qytetit spanjoll.
Varrezat që do të shndërrohen në zona të energjisë të gjelbër janë: El Grau, Benimaclet, Campanar, Cabanyal-Canyamelar dhe General, në çatitë e të cilave do të instalohen rreth 7.000 panele diellore me synimin për të prodhuar 3.388.530 kilovat energji elektrike. Energjia e prodhuar do të furnizojë gjithashtu grupet dhe familjet vulnerabël si dhe ndërtesa komunale. Janë gjithsej 1.000 shtëpitë mund të furnizohen nga prodhimi i energjisë fotovoltaike në varreza.
810 sistemet e para tashmë janë instaluar në tri prej varrezave, që do të thotë se gjithsej do të prodhohen më shumë se 440 mijë kilovat në vit dhe do të kursehen më shumë se 140 tonë dioksid karboni në vit.
