Në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 9.8 milionë transaksione me karta bankare, ku rreth 9.3 milionë, ose 95% e të cilave ishin tërheqje cash nga bankomatet dhe pagesa në terminale POS. Ndërkohë, depozitimet në ATM, tërheqjet cash në terminalet POS, transaksionet për mbushjen, rimbushjen, ose tërheqjen e vlerës së mbetur të parasë elektronike apo pagesat me para elektronike përbëjnë vetëm 5% të totalit të transaksioneve me kartë.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se vlera totale e transaksioneve në tre muajt e parë të vitit ishte 116 milionë lekë. Nga ana tjetër, bankat kanë emetuar rreth 1.4 milionë karta të reja në tre muajt e parë të vitit 2024.
