Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë, në kuadër të projektit “Bashki të forta II”. Me nënshkrimin e marrëveshjes mundësohet që një grant prej rreth 12 milionë euro nga qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë t’i bashkohet kontributit prej rreth 2 milionë euro nga qeveria e Shqipërisë për të mbështetur reforma të mëtejshme dhe rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore.
“Kjo marrëveshje shënon një vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm që po kontribuon në forcimin e autonomisë vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Vëmendja jonë mbetet në ndihmën për bashkitë në rritjen e të ardhurave të tyre, vendimmarrjet e bazuara në të dhëna dhe aftësimin e kuadrove vendore’, tha Mazniku.
Projekti “Bashki të forta” mbështet që prej vitit 2019 strategjinë e decentralizimit dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe të këshillave bashkiake.
