Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kryeadministratorja e AAPSK në Konferencën Rajonale “Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të krimit i shërben edhe fuqizimit të shoqërisë civile

11:02 - Tetor 2, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Znj. Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding Futures – Navigating Donor Shifts and Building Sustainability”, ku diskutoi mbi inovacionet dhe modelet alternative për zhvillueshmëri të qëndrueshme përmes ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se përvoja e Shqipërisë ka treguar se pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nuk janë vetëm“simbol i drejtësisë në veprim”, por edhe “një burim i ri fuqizimi ekonomik dhe social për grupet në nevojë dhe organizatat e shoqërisë civile”.

“Ne kemi zgjedhur ta shohim ripërdorimin social jo vetëm si një mjet simbolik, por si një instrument të qëndrueshmërisë financiare. Përmes dhënies në përdorim të aseteve të konfiskuara, organizatat kanë krijuar të ardhura që u mundësojnë të rrisin kapacitetet e tyre, të ofrojnë shërbime më cilësore dhe të mbeten të pavarura në veprimtarinë e tyre,” – u shpreh znj. Xhaja.

Ajo solli shembuj konkretë nga Shqipëria, si hapja e bizneseve sociale në pronat e konfiskuara, përdorimi i automjeteve të sekuestruara për shërbime komunitare dhe transformimi i hapësirave publike të zëna dikur nga “varreza makinash” në “hapësira të gjelbra për qytetarët”.

“Secila prej këtyre iniciativave është dëshmi e qartë se pasuritë e marra nga aktivitetet kriminale mund t’i shërbejnë komunitetit dhe të kthehen në një burim legjitim, që forcon shoqërinë civile dhe rrit rezistencën e saj përballë sfidave të kohës, por edhe që i shërbejnë komunitetit dhe në veçanti grupeve vulnerabël,” – nënvizoi ajo.

Gjatë diskutimit, znj. Xhaja theksoi gjithashtu se modeli i Shqipërisë është i përshtatshëm për t’u ndarë edhe me vendete tjera të rajonit:

“Në Ballkanin Perëndimor, ku donatorët ndërkombëtarë kanë qenë mbështetës dhe gjej rastin t’i falenderoj, ndërkohë që shoqëria civile përballet me presione të shumta, mekanizma të tillë kombëtarë si ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara krijojnë një shtyllë të re të qëndrueshmërisë financiare dhe besueshmërisë publike,” – tha ajo.

Paneli ku mori pjesë Kryeadministratorja e AAPSK mblodhi përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, Sida, Fondacionit Shoqëria e Hapur, si dhe aktorë rajonalë dhe europianë, të cilët ndanë përvojat dhe modelet e tyre për forcimin afatgjatëtë shoqërisë civile.

Konferenca Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans” u organizua nga Balkan Civil Society Development Network (BCSDN) dhe Partners Albania for Change and Development, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në tre çështje kyçe: mbrojtjen e hapësirës qytetare dhe kornizën ligjore, rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare përmes modeleve të reja të mbështetjes.

Ky aktivitet konfirmoi edhe një herë se shoqëria civile në rajon mbetet një aktor thelbësor për demokracinë, reformat dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke sjellë zëra të qendrueshëm përballë sfidave të kohës.

Ekofin Media
Ekofin Media
konferenca Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara paneli risena xhaja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter