Qeveria ka ndërmarrë një proces analizimi të digave, me qëllim identifikimin e problematikave dhe përcaktimin e nevojave për rehabilimin e tyre.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë fjalës në simpoziumin ndërkombëtar “Sfida dhe inovacione për diga të sigurta” u ndal veçanërisht te digat që i shërbejnë sektorit bujqësor, duke theksuar nevojën për ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve.
Balluku foli edhe për problematikën e mungesës së ekspertëve në sektorin e digave, duke iu kërkuar ekspertëve të vjetër, të hapin dyert edhe për të rinjtë. Sipas të dhënave nga Komiteti Kombëtar i Digave, në total numërohen 351 diga të mëdha, ndërkohë që numri i shfrytëzuesve të tyre është 67, duke qenë se një pjesë e tyre administrohen nga kompani private.
Ndërkaq, buxheti i vitit 2024 parashikon mbështetjen e 9 projekteve, përmes Fondit të Digave, një mekanizëm financiar, që mbështet politikën kombëtare të parandalimit dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore.
