Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë shënuar rritje me 18.4% gjatë këtij 4-mujori krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se krahas rritjes së të ardhurave në buxhet është ulur edhe numri i inspektimeve në terren, çka tregon vendosjen e marrëdhënieve më të mira me tatimpaguesit. DPT thotë se numri i kontrolleve të inspektorëve tatimore në terren është reduktuar me 80 %.
Nga ana tjetër tatimet vënë në dukje se kanë ulur edhe kohën e rimbursimit të akcizës për biznesin duke çuar atë në 35 ditë.
