Në tregun e këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa dollari amerikan humbi terren.
Sipas kursit të Bankës Qendrore, sot euroja blihet me 100.83 lekë, në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.
Ndërkohë, dollari amerikan zbriti me 0.22 lekë në krahasim me ditën e djeshme duke u blerë sot me 94.34 lekë.
Paundi britanik forcoi pozitat me 0.45 lekë dhe këmbehet me 117.26 lekë dhe franga zvicerane u nënçmua me 0.50 lekë dhe këmbehet me 103.22 lekë.
