Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:57 - Gusht 24, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron Putin paqe në Ukrainë?

“Nuk shoh shenja se,  Vladimir Putin dëshiron një paqe të drejtë”, u shpreh ekspertja e Rusisë Margarete Klein në një intervistë për DW. “Ai përpiqet për kapitullimin e Ukrainës”, thekson drejtuesja e grupit kërkimor për Rusinë dhe Euroazinë në Fondacionin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP), i cili këshillon edhe qeverinë gjermane. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kishte shprehur më parë pikëpamje të ngjashme në një intervistë tjetër për DW. Studiuesja e SWP, Klein thekson ndihmën e pakufizuar ushtarake të ofruar nga regjimi i Koresë së Veriut.


Artileria: 40 % e municioneve nga Koreja Veriore

“Në disa kategori armësh, kjo ndihmë është madje thelbësore, ndonjëherë edhe më e rëndësishme se mbështetja e hapur e Iranit ose mbështetja e fshehtë e Kinës për komponentët e luftës”, u shpreh Klein. Koreja e Veriut për shembull, dorëzoi 5.8 milionë predha artilerie deri në prill 2025.

Këto shifra konfirmohen nga burime të ndryshme, duke përfshirë analizën e Qendrës me Burime të Hapura, e cila shqyrtoi dërgesat e Koresë së Veriut duke përdorur imazhe satelitore, për shembull.

“E gjitha përbën 40 përqind të rezervave të municioneve të Rusisë në këtë fushë. Këto dërgesa janë thelbësore për Rusinë”, tha Klein. Rusia po i rimbush rezervat e saj që po pakësohen me shpejtësi me furnizime nga Koreja e Veriut në mënyrë që “të bëjë përparim në luftën në terren”.

Përveç kësaj, Koreja e Veriut po furnizon gjithashtu me raketa balistike, sisteme raketash me shumë lëshime dhe artileri me rreze të gjatë veprimi. Ekspertja e Rusisë është e sigurt: “Në përgjithësi, kjo është paketa më gjithëpërfshirëse e dërgesave dypalëshe të armëve që Rusia ka marrë nga një vend tjetër që nga viti 2022”, i tha Klein DW.

Deri në 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndihmuan Rusinë në çlirimin e territoreve në rajonin rus të Kurskut që ishin pushtuar nga Ukraina në një operacion të papritur. Sipas deklaratës së Komandantit të Përgjithshëm të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi në janar 2025, gati 5,000 prej tyre u vranë ose u plagosën në tërheqjen ukrainase nga Kursku. Megjithatë, këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, ka nderuar së fundmi ushtarët e tij në Rusi, duke thënë se ata kanë luftuar “heroikisht” deri më tani, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

Forcat ruse nga Kursk për frontin në Zaporishja

Ushtarët e Koresë së Veriut me sa duket po e ndihmojnë Rusinë të lirojjë forcat  nga rajoni i Kurskut për të luftuar në frontin jugor në Ukrainë, sipas deklaratave të  Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski gjatë një takimi me gazetarët në Kiev, në të cilin ishte e ftuar edhe Deutsche Welle.

Pas takimit të Putinit me Trumpin dhe samitit evropian në Uashington, Zelenski nuk diskutoi vetëm situatën politike. Lidhur me lëvizjet aktuale ushtarake nga Rusia në Ukrainë, ai tha: “Mund të vërejmë se ata vazhdojnë të lëvizin disa nga trupat e tyre nga Kursku drejt Zaporishjas”. Në një video-postim të publikuar së fundmi, presidenti ukrainas tha se ushtria duhet të përgjigjet me kundërsulme më të forta.

Ekspertja e Rusisë, Margarete Klein, tha në intervistë për DW, se ndihma e Koresë së Veriut i lejon Rusisë të kursejë trupat e veta “për operacione ofensive në Ukrainë”. Kremlini gjithashtu përdor vendosjen e ushtarëve të Koresë së Veriut për qëllime propagande: si një shenjë se Rusia ka aleatë. “Në përgjithësi, udhëheqja e Rusisë po përpiqet të fshehë humbjet e veta të mëdha nga brenda”, thotë Klein.

Humbjet e larta ruse në Ukrainë kanë pasoja edhe për industrinë e armëve. Ndërkohë ofrohen punëtorë dhe “specialistë të Koresë së Veriut për industrinë e armëve dhe operacionet hibride”, thekson ekspertja Klein në intervistën për DW. Raportimet përputhen me informacionet nga një takim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës në Kiev në qershor.


Kyjiv: Rusia ka probleme me mobilizimin

Atëkohë, një zëdhënës i tha DW: “Dislokimi i trupave elitare të Koresë së Veriut nga Rusia tregon jo vetëm rritjen e varësisë nga regjimet totalitare, por edhe probleme serioze me rezervat e saj të mobilizimit.” Sipas burimeve të paverifikueshme nga shërbimet sekrete perëndimore, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Il ka folur me Kremlinin edje për dërgimin e një kontingjenti tjetër të ushtarëve të tij.

Ekspertja e Rusisë, Margarete Klein, e bën të qartë se Putini nuk ka ndryshuar. Edhe pas takimeve midis Putinit dhe Trumpit në Alaska, “ende nuk ka asnjë sinjal nga Moska se ata janë vërtet të gatshëm të angazhohen në negociata kuptimplote dhe duan t’i japin fund kësaj lufte”, thotë Klein./DW

Ekofin Media
Ekofin Media
armë Kim Jong Un Koreja e Veriut lufta rusia ukrainë vladimir putin
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

BE-ja mban shpresat jashtë territorit: 32.9 milionë vende pune varen nga tregjet jashtë Unionit

13:09 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter