Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit. Marrëveshjet u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:
- Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri.
- Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë”.
