Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pronarët e tokave në Dolomite kërkojnë pagesë kalimi nga turistët në shtegun panoramik 

14:17 - Gusht 4, 2025 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Lart në Dolomitet italiane, një shteg ecjeje në malin Seceda është kthyer në një vend të famshëm për fotografi dramatike të majave të mprehta të Odle. Por fama e rritur në rrjetet sociale është kthyer në makth për banorët e rajonit në Tirolin e Jugut. Këtë verë, ecës dhe banorë vendas kanë ndarë imazhe të shtegut të mbushur me turistë në radhë për të bërë foto për Instagram. Rreth 8,000 persona raportohet se kanë ecur përgjatë këtij shtegu në vetëm një ditë të javës së kaluar.

Për pasojë, pronarët e tokave vendosën të ndërhyjnë në mënyrë të pavarur, duke instaluar një portë me pagesë në fillim të shtegut, një veprim që është pritur me polemika, por që ka theksuar edhe më shumë nevojën për rregullim të fluksit të turistëve në male.

Fermerët kërkojnë pagesë për të kaluar në shtegun panoramik

Në fillim të korrikut, një grup fermerësh lokalë vendosën një postbllok kalimi në shtegun e Odle, si protestë ndaj turistëve që – sipas tyre – shkelin zonën pa respekt. “Shtegu është lënë pas dore dhe livadhet janë plot me mbeturina,” thanë ata në një deklaratë. Fillimisht, autoritetet e Parkut Natyror Puez-Odle e çaktivizuan postbllokun, por kohët e fundit ai është aktivizuar sërish.

Pronarët shpjeguan se instalimi fillestar ishte një provokim – një “thirrje për ndihmë”, sipas gazetës Il Dolomiti. Meqë nuk morën asnjë reagim nga përfaqësues politikë apo organizata, ata vendosën ta rivendosin sistemin.

Çdo vizitor që dëshiron të ecë në shteg, kërkohet të paguajë një tarifë prej 5 eurosh – fëmijët dhe banorët përjashtohen. Pagesat pranohen në para ose me kartë, dhe është i pranishëm një person për t’i administruar ato. Pronarët thonë se janë të detyruar të aplikojnë tarifën, për të kompensuar dëmtimet dhe për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes së livadheve.

Shoqatat malore kundërshtojnë masën

Shoqatat e turizmit dhe udhërrëfyesit malorë kanë kundërshtuar masën, duke ngritur pyetje për precedentët që ajo krijon. “Po sikur çdo pronar toke të vendosë një pagesë? Çfarë do të ndodhë?” tha Tullio Mussner, kreu i shoqatës Lia da Mont. Aktualisht, pranë turnikut janë vendosur përfaqësues të shoqatës turistike Dolomites Val Gardena, të cilët informojnë vizitorët se pagesa nuk është e detyrueshme dhe u tregojnë një shteg alternativ pak më të gjatë që të çon në të njëjtin shteg panoramik.

Organizata po përgatit gjithashtu një njoftim informues që do të vendoset pranë postbllokut, për të sqaruar se bëhet fjalë për një nismë private dhe për të udhëzuar vizitorët drejt rrugës alternative.

Nevojitet rregullim më i mirë i turizmit në Dolomite

Banorët vendas thonë se ky “provokim” nga pronarët ka pasur efekt pozitiv, duke sjellë në vëmendje një problem real. Carlo Alberto Zanella, president i degës së Tirolit Jugor të shoqatës kombëtare të alpinistëve Club Alpino Italia, tha për gazetën Salto se vizitorët shkelin livadhet, dëmtojnë të mbjellat dhe lëvizin para se fermerët të kenë mundësi të korrin. “Ka nevojë për arsimim mbi respektimin e mjedisit. Ky është thelbi.”

Edhe grupet turistike lokale e pranojnë se mbipopullimi është pasojë e mungesës së rregullimit nga autoritetet provinciale. Mussner bëri thirrje që fermerët të kompensohen financiarisht për ndikimin e turizmit veror, ashtu siç ndodh në dimër për pronarët e tokave ku kalojnë pistat e skive.

Apple dhe fama e papritur e malit Seceda

Disa thonë se Apple ka kontribuar në popullaritetin e zonës. Një foto e malit Seceda u përdor si sfond zyrtar i sistemit iOS 7 para një dekade. Dy vite më parë, Apple e përdori sërish Seceda-n në një video promocionale gjatë prezantimit të iPhone 15. Ky publicitet i paqëllimshëm çoi në rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve që thjesht vijnë për disa foto dhe largohen.

Gjithashtu, funivia (teleferiku) nga Ortisei, që i çon turistët në majë, po konsiderohet si faktor që përkeqëson problemin. Ndërkohë që disa kërkojnë rritje të çmimeve ose mbyllje të përkohshme gjatë sezonit të pikut, kompania që operon teleferikun ka propozuar trefishimin e kapacitetit të saj – një propozim që po pritet me shumë kritika dhe shqetësim për rritjen e mëtejshme të mbingarkesës turistike./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
dolomite Mbiturizmi pagesa postblloku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter