Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira në botë për pushime, duke e cilësuar si një prej zgjedhjeve më të mira për turistët që kërkojnë të kombinojnë çmimet e përballueshme, peizazhet mbresëlënëse dhe përvojat autentike.

Në artikullin kushtuar destinacioneve më ekonomike në botë, “Skyscanner” fton turistët, të zbulojnë vende që ia vlen të vizitohen sa më parë, duke theksuar se udhëtimi me një buxhet të kufizuar nuk nënkupton përvoja më pak cilësore.

Sipas medias spanjolle, disa prej destinacioneve më tërheqëse të planetit vazhdojnë të jenë edhe ndër më të përballueshmet, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, Amerikës së Veriut dhe në disa rajone të Azisë.

Në listën e publikuar nga “Skyscanner” përfshihen Kamboxhia, Malajzia, Paraguai, Bolivia, Peruja, Tajlanda, Rumania, Sri Lanka, Armenia, Portugalia, Filipinet, Shqipëria, Polonia, Hondurasi, Republika Dominikane, Mbretëria e Lesotos, Maroku, India, Nikaragua dhe Nepali.

Artikulli nënvizon se ende ka vende ku kostoja e jetesës për turistët mbetet e ulët, duke bërë të mundur që vizitorët të shijojnë pushime cilësore pa shpenzime të larta.

Në këto destinacione, një vakt mund të kushtojë më pak se një kafe në shumë kryeqytete evropiane, ndërsa akomodimi pranë plazheve tropikale mbetet i përballueshëm.

Sipas “Skyscanner”, luksi i vërtetë qëndron te mundësia për të përjetuar gjithçka me një buxhet modest.

Për Shqipërinë, media spanjolle thekson se vendi ofron disa nga brigjet më tërheqëse të Mesdheut, me çmime që mbeten ende befasuese për standardet evropiane.

Ndërsa shumë turistë zgjedhin Greqinë, Kroacinë apo Italinë, Shqipëria vazhdon të ofrojë një përvojë më të qetë, autentike dhe më ekonomike.

“Skyscanner” veçon Rivierën Shqiptare për plazhet me ujëra të kristalta, fshatrat piktoreskë bregdetarë dhe peizazhet ku malet zbresin drejt detit.

Ksamili, Himara dhe Dhërmiu përmenden si destinacione që ruajnë ende ndjesinë e zbulimit, ndërsa theksohet se edhe gjatë sezonit turistik, çmimet mbeten përgjithësisht më të ulëta se në vendet fqinje më të njohura.

Përtej bregdetit, artikulli ndalet edhe te pasuria kulturore e vendit, duke përmendur Beratin dhe Gjirokastrën, të dyja pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si edhe Alpet Shqiptare, të cilat konsiderohen ndër destinacionet më të mira për ecje malore në Evropë.

Sipas “Skyscanner”, me një buxhet ditor prej 40 deri në 70 euro, Shqipëria mbetet një nga alternativat më të favorshme për turistët, që kërkojnë të shijojnë Mesdheun, klimën e ngrohtë dhe autenticitetin, pa u përballur me kostot e larta të destinacioneve tradicionale./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
alpet Ksamili promovon skyscanner
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter