Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Prodhimi i armëve, përcaktohen kriteret dhe detyrimet për licencimin e subjekteve

23:30 - Shkurt 12, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Prodhimi i armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake do të kryhet nga operatorët ekonomikë përmes procesit të licencimit.

Vendimi i Këshilli i Ministrave publikuar në Fletoren Zyrtare detajon llojet e licencave sipas veprimtarive, afatet, kushtet dhe tarifat për secilën kategori.

Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes (AIM) është autoriteti që do të lëshojë licencën paraprake për zhvillime teknologjike për prodhimin e armatimit ushtarak si dhe licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie që përfshin prodhimin, projektimin, montimin, riparimin si dhe demilitarizimin. Licenca e prodhimit të armatimit ushtarak përfshin armët, municionet (ML3,ML4) si dhe mjete luftarake dhe mjete mbrojtëse e deri te sistemet dhe pajisjet ushtarake si dhe teknologjitë e avancuara dhe softëare.

Licencat e tjera përfshijnë tregtimin dhe magazimin dhe transportin e armatimit ushtarak si dhe autorizimet për procese novatore për zhvillimin e produkteve të reja ose përmirësimin e atyre ekzistuese.

Ndër kushtet që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë përfshihen që ortakët apo drejtuesit teknikë apo menaxherët e lartë të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për krime të rënda, krime të organizuara dhe krime me qëllime terroriste, sulme kibernetike, trafikim ndërkombëtar të armatimit ushtarak, si dhe të mos ketë qenë subjekt i masave shtrënguese ndërkombëtare; të kenë plan biznesi dhe të kenë kapital financiar të vazhdueshëm në përputhje me planin e biznesit; të përmbushë standardet ndërkombëtare të OKB-së, NATO-s, BE-së ose standardeve shqiptare të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për prodhimin dhe produktin;

Operatorët gjithashtu duhet të plotësojnë kriterin e sigurisë së personelit dhe kriterin mjedisor për të cilin duhet të pajisen me certifikatat mjedisore.

Në licencimin e operatorëve do të merren në shqyrtim edhe plani i vendosjes së linjave të prodhimit si dhe projekti për trajtimin e mbetjeve të prodhimit, duke përcaktuar mënyrën e administrimit, ruajtjes dhe asgjësimit përfundimtar.

Me qëllim verifikimin e përmbushjes së kriterit të sigurisë lidhur me influencën e huaj, AIM-ja konsideron se është nën potencialin e mundshëm të influencës së ushtruar për llogari të interesave të huaja: çdo operator ekonomik vendës, i cili ka në përbërje mbi 5% të strukturës së pronësisë në zotërim të individëve, të cilët kanë shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s, BE-së apo të një shteti me të cilin vendi ynë akoma nuk ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë; apo administrimi dhe drejtuesit në pozita kyçe së veprimtarisë së tij janë shtetas të vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s, BE-së.

Në rastet kur AIM-ja, pas verifikimit të brendshëm, sipas procedurës së verifikimit të sigurisë, vlerëson se operatori ekonomik është nën potencialin e mundshëm të influencës së ushtruar për llogari të interesave të huaja, përgatit një raport me të gjitha gjetjet dhe e dërgon për vlerësim pranë Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ndërsa, në rastet kur operatori ekonomik disponon një certifikatë të sigurisë industriale, të miratuar sipas legjislacionit në fuqi për sigurinë industriale dhe me një afat jo më pak se 3 (tre) vjet, nuk i nënshtrohet kriterit të verifikimit të sigurisë.

Afati i vlefshmërisë së licencave dhe autorizimeve është 2 vjet për licencën parapake të zhvillimit të veprimtarisë së prodhimit të armatimit ushtarak; 10 vjet për kryerjen e veprimtarisë së prodhimit të armatimit ushtarak; 5 vjet për licencën tregtimit, magazinimit dhe transportimit të armatimit ushtarak; 3 vjet për autorizimin për kërkim dhe zhvillim teknologjik për armatimin ushtarak.

Tarifa e aplikimit për pajisjen me licencë dhe autorizim është 100 000 (njëqind mijë) lekë. Ndërsa tarifa vjetore e licencës është:

-1 000 000 (një milion) lekë për licencën për prodhimin, montimin, demilitarizimin e armatimit ushtarak;

– 200 000 (dyqind mijë) lekë për licencën për tregtimin, magazinimin, transportimin, projektimin, riparimin e armatimit ushtarak;

-100 000 (njëqind mijë) lekë për autorizimin e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik për armatimin ushtarak.

Për operatorin ekonomik, aksionar i të cilit është shoqëria shtetërore e prodhimit të armatimit ushtarak tarifa vjetore e licencës nuk zbatohet, ndërsa afati i licencave dhe autorizimeve është sa vlefshmëria e marrëveshjes së bashkëpunimit apo partneritetit./ekofin.al

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
armatimi ushtarak armet demilitarizimi municionet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter